Feith Te respektohet vendimi i gjykates

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi cështjen e imunitetit të deputetëve.
Feith ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të krijojë shqetësim, por të përshëndetet pasi i jep zgjidhje një cështjeje shumë të rëndësishme.
Shefi i ICO-së nuk ka preferuar të komentojë mundësinë e arrestimit të disa deputetëve kosovarë që janë nën hetim, duke nënvizuar se kjo nuk është kompetencë e tij.
“Megjithatë, unë shpresoj që institucionet përgjegjëse do të dinë se cfarë të bëjnë në këtë drejtim”, është shprehur Feith. Unë shpresoj që institucionet përgjegjëse do të dinë se cfarë të bëjnë me deputetët nën hetim
Piter Feith
Shef i ICO-së, Kosovë
Reagimi i Feith vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që zyrtarët kosovarë të mos gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit dhe kompetencave të tyre, duke i hapur rrugë arrestimit të deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.
Limaj dyshohet për afera korruptive gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Transporteve, motiv për të cilin ai është paraqitur dy herë në Prokurorinë Speciale në ditët e fundit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nju Jork, Jahjaga e Thaci vijojnë takimet
Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën. Tadic, kërkesë në OKB për veriun
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic do të tentojë që në takimet me liderët botërorë në Nju Jork, të marrë mbështetje që problemi për pikat kufitare me Kosovën të zgjidhet duke aplikuar planin e Ban Ki Moon të vitit 2008. Rexhepi: Plani operacional funksionon me përpikmëri
Plani operacional ka funksionuar me përpikmëri deri më tani dhe asnjëherë nuk ka pasur vonesa qoftë edhe në ndërrimin e doganierëve dhe policëve kufitarë. Demaskimi i Thaçit
Albin Kurti - Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ‘90-a dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Kosovë, arrestohen 13 serbë
Policia e Kosovës ka arrestuar 13 serbë për hyrje ilegale në Kosovë dhe transportimin e lëndës së parë për kombinatin Trepça.
Lajmet kryesore
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur