E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen mbishkrime antike në kalanë e Rozafës

Drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati, u shpreh për mediat se “objekti në fjalë, i gjetur në oborrin  e dytë të kalasë së lashtë, pranë njërit prej ujëmbledhësve të saj, është konstatuar një vit më parë nga punonjësit e këtij parku, ndërkohë që nxjerrja në dritë e këtij zbulimi u bë e mundur nga ekspedita e arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë”.

Nga studimi që iu bë zbulimit në fjalë nga ana e specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe atyre të ekspeditës shqiptaro-polake, Shati thotë se pretendohet të jetë një tip akti juridik i kolonizimit romak të Shkodrës dhe rënies së Perandorisë Ilire të periudhës së Augustit, që i përket rënies së mbretëreshës Teuta.

Sipas drejtorit të Parkut, shkrimet do të verifikohen dhe studiohen më saktësisht nga Instituti i specializuar i Arkeologjisë në Francë. “Ky është dokumenti i parë i kësaj periudhe dhe është një sinjal shumë i mirë për gërmimet arkeologjike në zonën e Shkodrës, çka tregon se në vijim të punimeve dhe gërmimeve të arkeologëve shqiptarë dhe të huaj, pritet të dalin në dritë vlera të konsiderueshme historike të Shkodrës antike”, nënvizoi Shati.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-22 14:04
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›