Nju Jork Jahjaga e Thaci vijojne takimet

Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën.
Kështu, presidentja Atifete Jahjaga, pas takimit me sekretaren aktuale të Shtetit Hillary Clinton, është takuar me ushtruesen e dikurshme të kësaj detyre, Madeleine Albright.
Sipas mediave kosovare, gjatë takimit Jahjaga ka informuar zonjën Albright me punën e bërë nga shteti i Kosovës në këto vite pavarësi, si dhe me synimet e tij për përfshirjen në Partneritetin e Paqes dhe më pas integrimin në NATO e BE.
“Kosova ka nevojë të vendosë Vendet e Ballkanit perëndimor janë e vetmja pjesë që mungojnë për të përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë
Madeleine Albright
Ish-sekretare e Shtetit, SHBA marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe NATO-n, si mënyra më e mirë për ndërmarrjen e reformave dhe konsolidimin e demokracisë”, ka thënë Jahjaga.
Nga ana e saj, Albright ka vlerësuar lidershipin e zonjës Jahjaga, si dhe ka shprehur përkrahjen e saj për rrugën e Kosovës në integrimet evropiane.
“Vendet e Ballkanit perëndimor janë e vetmja pjesë që mungojnë për të përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë”, është shprehur Albright.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaci është takuar me ish-negociatorin amerikan në cështjen e statusit, Frank Wisner, si dhe ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark.
“Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe në këtë sukses SHBA kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një rol thelbësor”, u tha Thaci dy bashkëbiseduesve.
Ndërsa zoti Wisner dhe gjenerali Clark, nga ana e tyre, vlerësuan ecurinë e Kosovës në këto vite pavarësi dhe rikonfirmuan mbështetjen e mëtejshme të Shteteve të Bashkuara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Feith: Të respektohet vendimi i gjykatës
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi cështjen e imunitetit të deputetëve. Tadic, kërkesë në OKB për veriun
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic do të tentojë që në takimet me liderët botërorë në Nju Jork, të marrë mbështetje që problemi për pikat kufitare me Kosovën të zgjidhet duke aplikuar planin e Ban Ki Moon të vitit 2008. Rexhepi: Plani operacional funksionon me përpikmëri
Plani operacional ka funksionuar me përpikmëri deri më tani dhe asnjëherë nuk ka pasur vonesa qoftë edhe në ndërrimin e doganierëve dhe policëve kufitarë. Demaskimi i Thaçit
Albin Kurti - Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ‘90-a dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Kosovë, arrestohen 13 serbë
Policia e Kosovës ka arrestuar 13 serbë për hyrje ilegale në Kosovë dhe transportimin e lëndës së parë për kombinatin Trepça.
Lajmet kryesore
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur