Tadic kerkese ne OKB per veriun

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic do të tentojë që në takimet me liderët botërorë në Nju Jork, të marrë mbështetje që problemi për pikat kufitare me Kosovën të zgjidhet duke aplikuar planin e Ban Ki Moon të vitit 2008.
Aplikimi i këtij plani, sipas qarqeve politike serbe, është një tentativë që bashkësia ndërkombëtare të pranojë se “veriu është i vecantë” dhe se për të mund të nisnin edhe bisedime për autonomi apo ndarje.
E përditshmja “Blic” shkruan se, Tadic pret të takohet me zyrtarët më të lartë të SHBA, Rusisë dhe BE-së, për të marrë nga ata mbështetje për qëndrimet e Beogradit.
Vec tentativës që situata në veriun e Kosovës të DoganatRexhepi: Plani operacional funksionon me përpikmëri Kosovë, arrestohen 13 serbë Top Show, sprova e Veriut zgjidhet në dobi të serbëve, që nënkupton largimin e doganierëve dhe policëve të Kosovës nga Bërnjaku dhe Jarinja, presidenti do të përpiqet të hapë edhe rrugën e bisedimeve për këtë zonë.
Tadic ka kohë që synon ndarjen e Kosovës, synim për të cilin disa muaj më parë ai iu drejtua me një mesazh edhe Tiranës zyrtare, për ndarjen e territoreve.
Ndërkohë që propozimi më i fundit për veriun e shtetit të ri të Evropës e bëri më herët gjatë muajit shefi i ICO-së, Piter Feith, i cili propozoi modelin e Katalonjës në Spanjë.
Ndërkohë, nga Prishtina zyrtare propozimet në fjalë janë konsideruar si të papranueshme, pasi sipas qeverisë kosovare për veriun mjafton plani i Ahtisarit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nju Jork, Jahjaga e Thaci vijojnë takimet
Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën. Feith: Të respektohet vendimi i gjykatës
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi cështjen e imunitetit të deputetëve. Demaskimi i Thaçit
Albin Kurti - Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ‘90-a dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Prishtinë, Limaj sërish në prokurori
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.
Vetëvendosje: Kushtetuesja i hapi rrugë shtetit policor
Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së Qeverisë lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve.
Lajmet kryesore
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur