E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Veriu i Kosovës, të marrë një status autonomie

Modeli më i ri për zgjidhje afatgjatë në Kosovë është “Ahtisaari Plus”. Kështu ka deklaruar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, duke propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie, të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.
 

“Në Spanjë kemi Kataloninë, për shembull, ajo është pjesë e Spanjës, por janë shumë autonomë”, ka thënë Feith.
Feith citohet të ketë thënë se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberit, mund të shfrytëzohet si rast për ndryshime. “Nuk ka fort gjasa që t`i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë Feith.
 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se në veriun e Kosovës ka nevojë për diçka tjetër dhe jo për kompetenca përtej atyre që parasheh Plani i Ahtisaarit. “Atje ka nevojë për rend dhe ligj dhe për implementimin e Pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Kuçi.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›