E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pahor si ndërmjetësues mes Thaçit dhe Tadiçit

Me ftesë të kryeministrit slloven, Borut Pahor, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar të premten pasdite një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Kryeministri Thaçi do të ketë takim me kryeministrin slloven, ndërsa temë bosht e takimit, thuhet se do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektiva evropiane e Kosovës.
 

Ky takim është paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri slloven, pas takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe pritet që “Pahor të luaj rolin e ndërmjetësuesit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”.
 

Kryeministri i Sllovenisë, gjatë takimit me kancelaren Merkel, javën e kaluar, kishte paralajmëruar se parashikon të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës. Ai nuk kishte pranuar që të flasë për detaje rreth këtij takimi, por sipas mediave serbe, kishte folur rreth “mundësisë së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›