Institucionet nen hije te fushates

Krijohet pershtypja se ka nje jave qe dyert e zyrave te shume institucioneve te vendit me shume qendrojne te mbyllura. Ketyre dyerve nuk u ka humbur celesi por shefat e tyre prej 1 dhjetorit kur ka nisur zyrtarisht fushata per zgjedhjet e 12 dhjetorit fare pak qendrojne aty. Se paku ku mund te jete mendimi i pare kur shihen lideret e vendit qe brenda dites qendrojne ne disa qytete te ndryshme te Kosoves.
Ne fakt njera prej partive politike Lidhja Demokratike e Kosoves dikur ne koalicion me Partine Demokratike te Kosoves ka disa muaj qe i ka lene fare ministrite me te cilat ka udhehequr.
Funksionuan ose jo ato kane mbetur ashtu ne pritje te shefit te ri qe sipas situates veshtire se mund te ndodhe qe te vendosen brenda ketij viti.
Nderkohe dikasteret e tjera qe kane ministra ndoshta mund te funksionojne me mire. Por edhe keta ministra jane pare shpesh gjate ketyre diteve ne tubime elektorale per te mbledhur vota per vete dhe partine.
Situata e njejte eshte edhe me Komunen e Prishtines. Kryetari i saj Isa Mustafa qe tash eshte edhe kryetar partie veshtire se mund te beje punen per te cilen nje vit me pare qytetaret ia dhane besimin thuajse te plote.
Sigurisht nese pyeten zyrtaret gjithcka eshte ne rregull. Sipas tyre asgje nuk ka mbetur keq. Madje punet kryhen sipas planit te parapare.
Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...