Feith do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Feith do të vazhdojë përkrahjen e tij për avancimin e mëtejshëm të proçeseve në Kosovë. Shefi i ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), gjatë pritjes së lamtumirës nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur vlerësimin për progresin e arritur në Kosovë, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për punën që ka bërë ICO-ja deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Të hënën, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i ka dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.