Feith mbështet punën e EULEX-it në dogana
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR), Pieter Feith mbështet rivendosjen e kontrollit të plotë doganor në të gjithë territorin e Kosovës."EUSR-ja mbështet plotësisht punën e ndërmarrë nga misioni EULEX për zbatimin e ligjit në Kosovë përsa i përket qëndrimit të pandërprerë në Portat 1 dhe 31 në veri të Kosovës që nga data 9 dhjetor 2008", tha Feith.
"EULEX-i është i angazhuar që të sigurojë një zonë të vetme doganore për gjithë Kosovën", shtoi ai.
Misioni i EULEX u ka ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës për të mundësuar kontrollin doganor dhe mbledhjen me efikasitet të të ardhurave doganore në mbarë Kosovën sipas standardeve dhe praktikave evropiane.