E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajvan, ish-presidenti dënohet me burg përjetë për korrupsion

Ish-presidenti tajvanez, Chen Shui-bian dhe bashkëshortja e tij u dënuan sot me burgim të përjetshëm për korrupsion.
Chen, 58 vjeç, u shpall fajtor për shpërdorim fondesh, pastrim parash, falsifikim shkrimi dhe për marrje ryshfetesh. Ish-presidenti tajvanez, i zgjedhur në vitin 2000 e më pas i rizgjedhur në 2004-n u largua nga skena politike i dobësuar nga skandalet për korrupsion të përsëritura në rrethin e tij të ngushtë. Ai e humbi imunitetin pasi u largua nga detyra në 2008-n dhe u vu në burgim të përkohshëm më 12 nëntor.
Gruaja e tij Wu Shu-chen u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.
Djali i i çiftit Chen, Chen Chih-chung, u dënua me dy vjet për pastrim parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›