Feith paraqet progresin e Kosovës në Parlamentin Evropian
Feith e ka nisur raportin me progresin e arritur duke mos harruar edhe sfidat e shumta qe mbesin pjesë e Kosovës. Të dëgjosh të flitet serbisht rrugëve të Prishtinës sot nuk është diçka e rrallë, tha Pieter Feith, ne cilësinë e përfaqësuesit evropian për Kosove.
Feith gjithashtu përmendi një rast tjetër të progresit në jetën e përbashkët në qytezën e Kamenicës dhe disa raste tjera, ndërsa pjesë të progresit përmendi edhe anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe Banke Botërore, krijimin e Gjykatës Kushtetuese etj. Sidoqoftë, për Pieter Feith ajo që vazhdon të këtë nevojë për përmirësim është puna e Parlamentit, njëjtë sikur herën e kaluar, kur ai ka raportuar para Parlamentit Evropian.
Në këtë pikë ka reaguar edhe deputetja gjermane e parlamentit, Doris Pack, e cila ka kërkuar dërgimin e përfaqësuesve të Parlamentit të Kosovës në Bruksel për të marrë mësim nga përvojat evropiane. Ata duhet ta kenë te qartë që Parlamenti e kontrollon qeverinë, deklaroi në reagimin e saj deputetja Pack.
Zgjedhjet lokale gjithashtu kanë zënë një pjesë të rëndësishme të raportit të z. Feith duke kërkuar përkrahje dhe monitorim të zgjedhjeve lokale, pasi që OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të çështjes së pavarësisë. Disa deputetë të Parlamentit Evropian menjëherë premtuan se ata do vazhdojnë t`i japin rëndësi mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike në Kosovë. (rtk/start)