Mitrovicë, shqiptarë dhe serbë rrihen për futbollin
Zënka ka nisur rreth orës 21:15 minuta të së martës, pas një grindje në një lojë futbolli. Për pasojë, disa të rinj kanë mbetur të lënduar. “Gjatë një rrahjeje mes veti janë lënduar lehtë disa të rinj si pasojë e mosmarrëveshjeve gjatë lojës së futbollit”, njoftoi zëdhënësi i policisë rajonale Besim Hoti. Në këtë lagje me popullsi të përzier, nuk kanë ndodhur incidente ndëretnike. Sipas mediave serbe, pas kësaj rrahjeje gjashtë të rinj serbë kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Mitrovicës.