BE i jep mbështetje EULEX-it për protokollin me Serbinë
Kështu i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, e cila theksoi se në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë konsultimet me të gjitha palët e përfshira në proces.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian mbështetën plotësisht punën e pranisë së BE-së në terren, atë të EULEX-it dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së, përfshirë aranzhimet teknike me Beogradin.
“Ambasadorët e Bashkimit Evropian mbështetën plotësisht punën e pranisë së BE-së në terren, atë të EULEX-it dhe të përfaqësuesit special të BE-së, përfshirë aranzhimet teknike me Beogradin. Ky është një element krucial në luftimin e krimit të organizuar dhe do të jetë në benefit për të gjithë qytetarët e Kosovës. Konsultimet me të gjitha palët relevante në këtë proces do të vazhdojnë”, u shpreh Limdal.
Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kishin paralajmëruar, kohë më parë, nënshkrimin e të ashtuquajturit protokoll operativ me Policinë e EULEX-it. Prishtina zyrtare, e cila, edhe atëherë kishte kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e saj. (rel/start)