E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith-shqiptarëve: Pajtohuni me serbët!

“Zhgënjyese është që nuk kemi mundur të bëjmë më shumë përparim në veri, padyshim, dhe zhgënjimi tjetër është se nuk kemi mundur të përmirësojmë gjendjen socio-ekonomike në këtë vend”. Kështu është shprehur Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith në një intervistë për “Koha Ditore”.

Ai gjithashtu ka vlerësuar si të gabuar idenë që veriu i Kosovës të zgjidhet nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij këtë mund ta bëjë vetëm qeveria dhe shumica shqiptare duke i shtrirë dorën e pajtimit komunitetit serb, sikurse ka ndodhur në jug.
 

“Shumë njerëz në Kosovë duhet ta kuptojnë se shumica serbe në veri ende shikon nga Beogradi dhe jo Prishtina apo Brukseli, apo Ëashingtoni. Dhe kjo mund të ndryshojë. Por, duhet punë e durim nga komuniteti shqiptar dhe institucionet”, është shprehur ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›