E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet me armë, pranga efektivit të FNSH-së

Një punonjës policie është arrestuar nga kolegët e tij pasi akuzohet për trafik armësh. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 28-vjeçari Denis Sokol Sukni, me profesion punonjës policie i repartit te FNSH nr.712 Tiranë.
 

Arrestimi i tij u realizua pasi dje në mesditë në rrugën "Kongresi i Lushjes" gjatë kontrollit personal janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip "Makarov"me një krëhër me shtatë copë fishekë luftrak të kalibrit 9 mm të cilën e mbante pa leje të ograneve kompente.
 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Mercedes Benz", janë gjetur edhe 7 krëhër automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarak mod 56, kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibrit 7.62, tre fenelina, një shkop bejsbolli.
 

Në kuadër të kryerjes se veprime proceduriale për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në ngarkim të ti, punonjësit të policisë iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma organike e shërbimit një pistolete, tipi TT.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›