Feja dhe globalizmi
Ne dhjete vitet e fundit kemi qene deshmitare te rikthimit te fenomenit fetar tek marredheniet nderkombetare. Mendimtaret mendonin se per shkak te modernizimit dhe te procesit te shekullarizimit fete dalengadale do te humbnin peshen dhe influencen qe kishin pasur me pare. Koha po deshmon se parashikimet e tyre nuk qene te sakta sepse feja tashme po behet nje faktor mobilizimi per vendet ne zhvillim dhe me influence politike ne vendet e industrializuara. Ne vitet e fundit feja eshte kryqezuar ne menyre te paevitueshme me fenomenet e globalizimit. Kjo ka ndodhur per disa arsye.
Ne vend te pare ne epoken e globalizimit ka me pak identifikime gjeografike dhe fetare. Perhapja e fese islame ka dale jashte vendeve tradicionale arabe dhe feja e krishtere po e sposton qendren e gravitetit te saj gjithmone e me shume nga vendet e industrializuara drejt vendeve ne zhvillim.
Ne vend te dyte po asistojne kalimin nga format tradicionale te praktimit fetar drejt formave fetare me karizmatike dhe fundamentaliste. Fundamentalizmi duket sikur eshte forma qe i pershtatet me mire procesit te globalizimit.
Ne vend te trete globalizimi per shkak te intensifikimit te shkembimeve tregtare dhe te rasteve te takimeve njerezore qe prodhon ka perzier ne menyre te paevitueshme homogjenizimin e praktikave fetare. Per shembull eshte interesant fakti se edhe besimet fetare qe jane krejt te ndryshme mes tyre kane filluar tiu referohen te njejtave te mira qe jane te dobishme per gjithe njerezimin.
Ne nje bote te globalizuar dhe post-ideologjike debati mbi rolin e feve tek marredheniet nderkombetare eshte fokusuar mbi binomin perplasje/lufte me civilizimeve. Edhe pse pothuajse per dy dekada qe nga renia e murit te Berlinit feja ka pasur nje rol faktik ne terrenin e konflikteve dhe per rrjedhoje te marredhenieve nderkombetare vetem kohet e fundit ky fenomen ka filluar te trajtohet edhe ne kendveshtrimin teorik. Feja pas nje periudhe te gjate qe ishte e perjashtuar nga disiplina e marredhenieve nderkombetare sot mund te themi se e ka zene perseri rolin qendror qe kishte mbajtur per shekuj me radhe qe nga koha ku Westfalise.
Sot analistet e marredhenieve nderkombetare e vendosin theksin ne menyre te vecante mbi rritjen e instabilitetit nderkombetar dhe mbi rolin e ri politik qe po ndermarrin cdo dite e me shume fete ne arenen nderkombetare. Manifestimi me i qarte i nje instabiliteti te tille do te ishte lidhja e terrorizmit dhe fundamentalizmit fetar dhe ajo e fese si force qe qendron ne qender te perplasjeve te civilizimeve. Kjo pothuajse i ka bere analistet ta mendojne fene ne menyre ekskluzive si fenomen identifikues qe nenvizon nje kufi mes nesh dhe te tjereve nga ne. Me keto terma raporti mes fese dhe politikes nderkombetare shikohet ne menyre te theksuar si gjenerator instabiliteti konflikti dhe crregullimi.
Globalizimi eshte proces/sistem qe i zuri vendin sistemit te Luftes se Ftohe. Megjithate ndryshe nga Lufta e Ftohte globalizimi nuk eshte nje proces i ngurte por i levizshem i vijueshem i cili sjell bashkimin e tregjeve shteteve dhe teknologjive ne nje shkalle te pa pare ne te kaluaren dhe ne nje menyre qe iu lejon individeve korporatave dhe te vendeve te perhapen ne mbare boten me larg me shpejt me thelle dhe me lire se kurre ndonjehere me pare.
Ky proces/sistem beri qe shume raporte te ndryshonin ne Bote. Nje nder sfidat kryesore te globalizimit jane kufijte shteterore dhe sovraniteti i shteteve. Globalizimi fale zhvillimit te larte te telekomunikacionit dhe mjeteve te formimit beri qe njerezit te leviznin te lire dhe te zgjidhnin vendin dhe shteti ku te jetonin dhe te punonin. Per kete ndryshe nga Lufta e Ftohte ku le te themi se miku dhe armiku ishin te qarte dhe te dallueshem tek era e globalizimit kjo eshte e veshtire.
Ne periudhen e Luftes se Ftohte nuk kishte kurrfare arsyeje per te shtruar pyetjen Cilet jemi ne Pergjigja shihej hapur ne secilen harte qe pasqyronte dy sistemet e kunderta ne te cilen ndahej bota. Mirepo ne nje bote pa kufij qe ndryshon pareshtur sic eshte ajo e globalizimit kjo pyetje merr nje rendesi te vecante.
Per te kuptuar me mire kete le te tregojme nje shembull konkret. Pas ngjarjeve terroriste te ndodhura ne vitin 2006 ne metrone e Londres qytetaret e saj ishin te shokuar dhe te trembur. Ata pas kesaj ngjarje udhetonin me frike duke menduar se nje aksion terrorist i ngjashem mund te ndodhte nga casti ne cast. Pa kaluar shume kohe nga ngjarja tragjike diku ne nje nga stacionet e metrose te Londres hipi nje grua e re me fytyre te mbuluar pothuajse teresisht me shami. Edhe pse gruaja e re ishte nje person krejtesisht normal e kulturuar dhe e shkolluar shume pasagjere te tjere filluan te mendonin dhe te besonin se u kishte ardhur fundi sepse ajo sipas tyre do te hidhte ne ajer veten dhe te tjeret. Te gjithe pasagjeret mezi priten qe te afrohej stacioni i pare i ndaleses per te zbritur dhe per tia mbathur mesa te mundnin. Gruaja e re mbeti pothuajse e vetme ne vagonin e metrose dhe kjo vetmi pasqyroi gjendjen e pasagjereve te tjere qe ishte perzier me paragjykim. Shamia e saj jo vetem mbulonte nderin e saj por le te themi qe edhe e veconte me pasagjeret e tjere.
Bota sot eshte mbushur fale interesave te caktuara shteterore si dhe procesit te globalizimit me frike pasiguri dhe paragjykime. Megjithate nuk mund te themi se globalizimi eshte ai qe e ka prodhuar terrorizmin. Terrorizmi ka ekzistuar qe nga bota antike. Terroristet i kane shkelur kurdohere vijat kufitare shteterore ne kerkim te realizimit te qellimeve te tyre sidomos ne Evropen e shek. XIX dhe terrorizmi i Al Kaedes e ka zanafillen e vet ne gjendjen e vecante politike te Lindjes se Mesme e cila eshte me e hershem dhe dallohet teresisht nga globalizimi.
Deklaratat e pastorit amerikan - nga ato qe thame me siper- nuk jane aspak te verteta dhe nuk kane qellim per te qene si tilla. Nuk eshte aspak e vertete qe feja islame eshte e dhunshme. Vete fjala islam do te thote paqe. Megjithate deklaratat e tij jane te mbushura me paragjykime te cilat nuk lidhen me realitetin e botes islame por me aksionet e disa personave ose grupeve te cilet perpiqen qe aksionet e tyre pasi i bejne per qellime te caktuara ti justifikojne ne emer te Zotit dhe te fese islame. Djegia e Kuranit as qe duhet te mendohet dhe jo me te realizohet. Te djegesh kete liber te shenjte do te thote te mohosh ndjenjen shpirterore te me shume se nje miliarde e gjysme myslimanesh qe ka ne bote. Pra do te thote te provokosh nje konflikt qe bota nuk ka njohur kurre me pare.
Ne e kemi te pamundur ta kuptojme boten ku jetojme ne rast se nuk perpiqemi te pervetesojme dhe kuptojme emocionet e saj. Per kete arsye qe bota te jetoj ne paqe duhet qe myslimanet dhe te krishteret te kuptojne dhe te respektojne ndjenjat shpirterore dhe besimet e ndersjella fetare.
Ne realitetin e sotem frika poshterimi dhe shpresa mund te shihen si perberes njeherazi natyrore dhe njerezore te qenieve njerezore sikurse jane tre perberesit e gjakut rruazat e kuqe rruazat e bardha dhe plazma. Te gjithe ne kemi nevoje per keto elemente per te bere nje jete te shendetshme. Mirepo jeta varet nga drejtpeshimi i duhur i tyre. Kur ndonjeri prej ketyre elementeve eshte me shumice ose pakice atehere kjo ve ne rrezik drejtpeshimin e trupit dhe shendetin afatgjate te tij. Drejtpeshimi i emocioneve eshte po aq jetesor per shendetin e botes sa edhe drejtpeshimi i gjakut per njeriun. Qe bota te jete e shendoshe duhet qe Perendimi te sherohet nga paragjykimi dhe Lindja nga frika. Ne nje bote te globalizuar ku proceset e jetes jane te nderlidhura dhe te varura njerezit kane mundesi te jetojne ne paqe nese do te respektojne njeri-tjetrin. Deklarata te tilla si ato te pastorit amerikan ngjallin urrejtje frike dhe pasiguri tek te gjithe ne. Per kete arsye ato duhet te denohet fuqishem nga te gjithe njerezit pavaresisht bindjeve dhe besimeve fetare.
Une kam besim se bota fale procesit te globalizimit ka filluar ta njoh me mire veten. Per kete arsye mendoj se deklarata te cmendura dhe provokuese jo vetem qe nuk do te jene burim konfliktesh por do te jene nje arsye me shume qe bota e civilizuar te luftoje dhe te sfidoje te keqen. Te gjithe ne bijte e Zotit banoret e kesaj bote qofshim myslimane te krishtere hebrenj etj. Duhet te jemi me te bashkuar se kurre qe te jetojme ne paqe harmoni dhe respekt te plote. Ne duhet ta mposhtim te keqen friken dhe duhet te besojme tek shpresa dhe tek e mira per nje bote te mbushur me paqe dhe lumturi.