E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne dhe ata flasim pak

Shqiperi-Kosove tregu pa gje i teatrit

Nje drame e shkruar nga nje autor i Kosoves dhe e vene ne nje skene te Shqiperise nuk eshte gje e shpeshte. shte aq e rralle madje sa ne dhjetevjecarin pas luftes ne trojet etnike sot nje shtet i pavarur bashkepunimet midis teatrove te Prishtines dhe Tiranes numerohen me gishtat e njeres dore.
Rexhep Qosja vjen ne skene nga Inis Gjoni me nje drame qe ka motivin shqiptar brenda atij universal nje mbretereshe shqiptare po aq edhe grua si gjithe qeniet njerezore.
Angazhimin me dramaturgji shqiptare nga autore te Kosoves e pame me 2005 kur Aqif Mulliqi realizoi me Teatrin Kombetar te Shqiperise dramen e shkruar prej vete Mulliqit Kush e vrau Musolinin. Prodhime me modeste me veprat e te njejtit autor kane realizuar edhe te rinjte e ketushem.
Kaq per kete ane.

Sthua kushedi me shume per pranine e autoreve nga Shqiperia ne skenat e Kosoves. Ne vitet 2002 u prit me entuziazem ne Teatrin e Prishtines prodhimi i nje drame ne baze te njeres prej veprave me te rendesishme te letersise shqipe te shekullit te njezete Pallati i endrrave i Ismail Kadare. Altin Basha i hyri nje aventure qe se kish bere deri atehere ndonje regjisor i Shqiperise. Perfshiu edhe te rinj nga Tirana.
Nje regjisor i ri Enton Kaca u ftua vitin e kaluar nga Teatri Kombetar i Prishtines per prodhimin e Shkelqesi nje tekst eksperimental qe kishte per baze vepren e Ardian Kycykut.
Kaq edhe per ate ane pa llogaritur disa autore nga Shqiperia si Albri Brahusha Gazmend Krasniqi Luljeta Danaj qe kane fituar cmime ne Kosove per drama qe se pane skenen ndonjehere.
Muajt e perbashket te kultures ne pese vitet e fundit nuk jane bere shkak ndonjehere qe artiste shqiptare te ketej e andej kufirit te prodhojne jo NJ veper per Shqiperine e madhe por nje komunikim njohes.

Ka ndodhur te vije teatri i tyre ketu dhe te shkoje i yni andej. Keto fjale qe perdoren per tjetrin per te huajin - qe megjithese jeton brenda nje kulture as i huaji as kultura nuk e depertojne njeri-tjetrin - do te dukeshin te ekzagjeruara nese realiteti nuk do ish ky qe eshte.
Edhe ato debate e tryeza te rrumbullaketa shkojne e mbahen ne vende turistike - qe kur e turizmi kulturor eshte bere mode por pa rezultate konkrete - a thua gjykimi i politikave kulturore te institucioneve publike eshte ne kete menyre me objektiv.
Nuk ekziston pra njefare fuzioni i lendes kulturore shqiptare qe te vije nga komunikimi i Kosoves me Shqiperine. Shkaqet jane te tipit emocional - paragjykimet distanca emotive si ndaj nje te panjohuri qe ngjan me ty por ste kupton po kane edhe bazen reale - mungesa e informimit jo ne niveli mediatik mungesa e vullnetit genjeshtrat politike driteshkurtesia e rangut institucional dhe ministror qe se llogarisin si te treg te perbashket kulturor Shqiperikosoven.
Ne Tirane dhe Prishtine ne Shqiperi dhe Kosove ka aq ngjarje sa nuk e justifikon kete ndarje tmerresisht te thelle qe ekziston mes nesh.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›