Feja dhe kombesia, jo te detyrueshme
Regjistrimi i ri i popullsise dhe banesave, pervecse do te ndihmoje ne modernizimin e shtetit, pritet t'i hape rruge celjes se mjaft fondeve per vendin tone nga Bashkimi Evropiane. Gjate nje interviste per televizionin Klan, ministri i Shtetit, Genc Pollo, sqaron se ky regjistrim do te ndihmoje edhe ne rrugen drejt anetaresimit ne familjen evropiane. Ai garanton se regjistrimi do te kryhet konform standardeve me te mira evropiane, duke iu referuar eksperiences se EUROSTAT-it. Sipas tij, kryerja e ketij regjistrimi eshte edhe nje kusht per te avancuar me tej ne rrugen e integrimit Evropian. Per zyrtarin e larte te shtetit, shume vende aspirante qe jane ne proces negocimi per anetaresim perfitojne nga fondet te BE. "Nje sere programesh, prej te cilash, perfitoheshin dhjetera milione euro nuk do te celet per Shqiperine nese ne nuk do te kemi nje baze te tille te dhenash qe do te kryhen deri ne vitin e ardhshem", deklaroi Pollo. Regjistrimi i popullsise qe sipas ministrit te Shtetit, pritet te perfundoje brenda vitit 2011, per here te pare do te jape nje tablo te plote dhe te pergjithesuar te situates demokratike dhe social-ekonomike ne vend. Formulari qe do t'i drejtohet shtetasve shqiptare do t'u permbajne pyetje qe prekin jo vetem gjendjen ekonomike, sociale, kulturore, por edhe perkatesine e tyre fetare. "Do te pyetet per situaten e tij ekonomike, do te pyetet per te ardhurat, per arsimin, per kushtet e shtepise, deri ne detaje te tilla nese shtepia ka internet, deri tek te dhenat te tjera te formimit te pergjithshem kulturor, si gjuhet e huaja", sqaroi ministri i Shtetit. Por, Pollo thekson se sipas Kushtetutes qytetaret kane te drejte te mos deklarojne besimin fetar apo etnine ne pyetesor. "Gjithkush qe eshte i pasigurt, i paqarte ose thjesht e di por nuk do t'ia deklaroje perfaqesuesve te institutit te statistikave, ka te drejte dhe eshte nje pyetje me vete, ne kuadratin qe i perket gjuhes amtare, perkatesise fetare dhe etnike, qe nuk e deklaroj, qe te mos deklarohet, eshte nje e drejte Kushtetuese qe mund ta ushtroje kushdo", beri te ditur ai. Por sa te besueshme do te jene te dhenat qe do te gjenerohen nga gjenerimi i popullsise dhe banesave. "Ideja qe dikush mund te tentoje te manipuloje individet nuk ka me ate baze qe mund te kesh pasur 20 vjet me pare", sqaroi zyrtari i larte i shtetit. Sipas tij, "ka menyra teknike nese ka pergjigje te cilat jane te paarsyeshme, pavaresisht qe jane pergjigjur, ka metoda statistikore per t'i baraspeshuar ato dhe per t'i afruar nje shifre reale". Pyetesori po kalon ne siten e eksperteve te INSTAT-it dhe grupeve te interesit, dhe sipas ministrit Pollo do te jete gati brenda gjysmes se pare te vitit. Kostoja e ketij procesi regjistrimi qe do te nise vitin e ardhshem, arrin ne rreth 15 milione euro, 5 milione do te mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjeter nga donatoret.
Mosdeklarimi
"Gjithkush qe eshte i pasigurt, i paqarte ose thjesht e di por nuk do t'ia deklaroje perfaqesuesve te institutit te statistikave, ka te drejte dhe eshte nje pyetje me vete, ne kuadratin qe i perket gjuhes amtare, perkatesise fetare dhe etnike, qe nuk e deklaroj, qe te mos deklarohet, eshte nje e drejte Kushtetuese qe mund ta ushtroje kushdo", sqaroi Genc Pollo.