E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutite e zgjedhjeve nuk jane si "Kutia e Pandores"

Feti Zeneli
Kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit gati po mitizohen prej Edvin Rames si "Kutia e Pandores", te cilat ne hapjen dhe rihapjen e tyre permbajne respektivisht fatkeqesine dhe shpresen e tij per pushtet. Po mbushen afro gjashte muaj nga koha kur kreu i Partise Socialiste ka filluar te kerkoje me kembengulje rihapjen e kutive, ku, sipas tij, nga hapja e tyre per numerimin e votave, Shqiperise iu derdhen shume "fatkeqesi", ku me kryesorja, thote Rama, eshte krijimi i qeverise se integrimit, pas koalicionit te Partise Demokratike, si force fituese e zgjedhjeve, me Levizjen Socialiste per Integrim. Por ndryshe nga "Kutia e Pandores", kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit, nuk u hapen per arsye te "kureshtjes se tepruar" te nje personi, tinez; ato u hapen ne sy te te gjithe popullit per shkak te ligjit dhe transparences maksimale, si standard demokratik, qe synonte te realizonte qeveria "Berisha 1". Dhe ky objektiv u arrit, pasi nderkombetaret i vleresuan ato si "zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka realizuar ndonjehere ne vitet e tranzicionit. Nga ana tjeter, kutite e votimit nuk jane nje dhurate i Zotit, por besim i popullit tek politikanet dhe qeverisja me e mire. Nderkohe kutite e zgjedhjeve, pas numerimit dhe rinumerimit te tyre ne disa raste nga komisionet zgjedhore, nuk permbajne me asnje mister, i cili duhet te na beje kurioz apo nervoz per rihapjen e tyre, per me teper qe nje veprim i tille eshte antikushtetues. Edhe vete Rama eshte i bindur qe aty nuk ka asnje mister, perderisa ne nje fare menyre, ai thote se, e kerkon rihapjen e kutive, thjeshte per "kuriozitet" dhe jo per pushtet. Pra, kjo do te thote se, ai kerkon te beje me vendin dhe popullin e vet po ato aventura, per te cilat eshte perfolur publikisht se i ka bere dhe ne jeten e tij private. Drejt veprimeve te tilla e shtyn ndoshta dhe fakti qe ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk pranoi te behej perfaqesues i mandatuar i popullit, por preferoi te mbetej i mandatuar i nje grupi te caktuar njerezish militant ne krye te Partise Socialiste, te cilen e drejton prej afro kater vitesh, ne nje menyre teresisht disfatiste. "Politika nuk mund te beje pa nje themel moral", thote Mickjevic, nje definicion te cilin Zhan Zhak Ruso e perkufizon me fjalet: "Cdo gje qe eshte e keqe ne moral eshte e keqe edhe ne politike".
Veprimet dhe qendrimet e deritanishme te Edvin Rames, si kryetar i Partise Socialiste, tregojne se, ai eshte nje "politikan qe nuk e ka zemren ne koke", sic thote Napoleoni. Madje deklaratat e tij me te fundit, menjehere pas publikimit te projekt-rezolutes se KE-se, ku kerkohet rikthimi i menjehershem i deputeteve te PS-se ne Parlament, dhe ai vazhdon te beje thirrje per te rrezuar qeverine "Berisha 2" apo mazhorancen aktuale me demonstrata ne rruge, ashtu sic ka ndodhur ne vitet '90, ne rast se nuk merr garanci per hapjen e kutive te 28 qershorit, jane me te vertete te rrezikshme e kobndjellese. Dhe sic dihet, protestat dhe demonstratat e ndodhura ne vitet '90 kane qene ato per permbysjen e regjimit komunist te Shqiperi ne vitin '91 dhe rebelim i komunist i vitit '97. Por duke pare qe regjimi aktual eshte demokratik, me sa duket Rama e ka fjalen per perseritjen e protestave te vitit 1997, qe cuan ne rrezimin me dhune te qeverise dhe institucioneve te tjera te shtetit demokratik. Natyrisht, sado i marre qe te duket ne artikulimet e tij, perseri Rama nuk e beson ate qe thote, por shpreson se duke bere nje presion te tille, nga i cili shqiptaret tmerrohen kur e degjojne, do te arrije te marre premtimin e zgjedhjeve te parakohshme, qe automatikisht do te kalonin drejtimin e pushtetit ne duart e tij. Pra kjo, qe bene e thote Edvin Rama, nuk eshte politike, por provokim per te renduar ne menyre indirekte dhe te pamerituar poziten publike te mazhorances aktuale, lidhur me plotesimin e objektivave integrues te vendit per ne Bashkimin Evropian. Ne projekt-rezoluten e Keshillit te Evropes qe pritet te publikohet ne 28 janar thuhet se, bojkoti parlamentar i Partise Socialiste demton jo vetem popullin shqiptar, por edhe vete aspiratat e vendit per integrimin evropian, per shkak te mosfunksionimit normal te institucioneve nga mungesa e dialogut politik. Pra, me pak fjale, theksohen te gjitha ato mendime e vleresime, qe ka artikuluar lideri demokrat, Prof. Dr. Sali Berisha dhe perfaqesues te tjere te mazhorances qeverisese per bojkotin e opozites dhe rrugezgjidhjet e ketij ngerci politik.
Fakt eshte se, deri tani jane bere hapa te rendesishem per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike, duke filluar me nenshkrimin e MSA-se ne 2006-en, anetaresimin ne NATO vitin e kaluar dhe duke perfunduar tek miratimi para pak ditesh i kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, ne pritje te plotesimit te pyetesorit te derguar nga strukturat perkatese te Brukselit per kete ceshtje. Si rezultat i ketyre zhvillimeve pozitive eshte premtuar qe brenda 6-mujorit te pare te ketij viti te behet liberalizimi i plote i vizave per shqiptaret me vendet e Bashkimit Evropian. Gjithe keto arritje, qe po te kemi parasysh periudhen, jo me shume se 4 vjecare, ne te cilen jane realizuar, deshmojne per pune e perpjekje te jashtezakonshme te strukturave te shtetit dhe shoqerise shqiptare drejt realizimit te endrres se perbashket evropiane, ne nje terren jo dhe aq te pershtatshem politiko-shoqeror nga pikepamja e eksperiencave te trasheguara. Ne menyre te vecante, anetaresimi ne NATO dhe ratifikimi ne nje kohe rekord i MSA-se, qe i hapi rruge kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE, jane me te vertete arritje mahnitese per qeverine "Berisha 1", e cila erdhi ne pushtet pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, duke kaluar nje opozite te veshtire nen pushtetin e socialisteve, per tete vite rresht, qysh nga 1997-a. Por demokratet i kane kontribuar jo pak integrimit edhe ne mandatin e pare qeverises, pas fitores ne zgjedhjet e 22 marsit 1992. Ishte gati utopi te mendoje Evropen ne ato momente, kur alarmi komunist per "6 dite buke" i Ylli Bufit jehonte ende ne veshet e qytetareve shqiptare. Inflacioni ishte treshifror, kurse ekonomia e vendit mbahej me ndihma humanitare. Te ashtuquajturat fabrika, uzina dhe ndermarrje te tjera prodhuese te monizmit po falimentonin njera pas tjetres, bujqesia ishte paralizuar dhe papunesia kishte arritur shifra rekord. Karvanet e emigranteve shqiptare vershonin cdo dite ne te gjithe drejtimet, pertej kufijve tane shteterore dhe vendi i ngjante nje germadhe gjigante. Kishte shume nga ata qe mendonin se kishin perfunduar nga "shiu ne bresher", por qeveria e Partise Demokratike operoi me shpejtesi per te ndryshuar situaten, duke ndermarre reforma te shumta per konsolidimin e institucioneve demokratike dhe instalimin e ekonomise se tregut si e vetmja rruge per zhvillimin dhe integrimin e vendit. Dhe rezultatet nuk munguan te vinin me shpejt se sa ishte parashikuar nga ekspertet vendas e te huaj. Keshtu qe qysh ne vitin '94, Shqiperia arriti te realizoje rritje ekonomike dyshifrore, ndersa nje vit me vone nivelin me te larte te ketij treguesi ne shifrat 13,3%. Institucionet e ndryshme nderkombetare shpreheshin atehere me superlativa per "mrekulline shqiptare", duke e konsideruar Shqiperine "vendin e suksesit surprize". Me skeptiket prej tyre mendonin se, "me kete ritem zhvillimi, Shqiperise nuk i duhej me shume se nje dekade per te arritur nivelin e vendeve me te zhvilluara te Evropes Qendrore dhe Lindore", gje e cila do te thote qe sot vendi yne do te ishte ne BE, perkrah Polonise, Cekise, Sllovakise, Hungarise, Sllovenise, Letonise, Estonise, Lituanise, etj., qysh ne maj te vitit 2004. Nderkohe ne kancelarite perendimore po pergatitej stimulimi konkret i ketij progresi mbreselenes, ku akti i pare domethenes ne kete drejtim ishte pranimi i Shqiperise si anetare e Keshillit te Evropes ne 29 qershor 1995; nje shperblim i merituar ky, sa per rezultatet spektakolare te reformave ekonomiko-shoqerore, aq dhe per plotesimin e disa kushteve te tjera, me shpejt se shumica e vendeve ish-komuniste te Evropes Lindore.
Keto merita, mazhorances aktuale, ia njeh jo vetem populli shqiptar, qe i besoi nje mandat te dyte qeverises radhazi, por ia njeh edhe faktori nderkombetar i te gjithe spektrit politik, te majte e te djathte, kudo ne bote. Nuk ka diskutim qe kjo konsiderate u krijua, jo vetem mbi bazen e rezultateve qe arriten ne mandatin e pare qeverises, por edhe me opoziten dinjitoze qe demokratet bene per tete vite rresht nen pushtetin e eger socialist. Dhe nuk e meritonin kurrsesi nje trajtim te tille, pasi me kurajen, kembenguljen dhe vendosmerine e tyre ne fillim te viteve '90 i hapen syte ketij populli per te pare Perendimin, pas 45 vitesh verberi komuniste. Problemet qendronin ne faktin se opozita e demokrateve nuk kishte mundesi praktike, per shkak te numrit te cunguar te deputeteve dhe te zgjedhurve te tjere, te cilet rezultonin nga manipulimi ne menyre te hapur e permanente i te gjitha zgjedhjeve te zhvilluara ne periudhen 1997-2005, qe te ishte "qeverisja e korrigjimeve te pozites". Megjithate opozita e demokrateve e udhehequr nga parimi: "te bejme te pamunduren per te arritur te munduren", kur ka qene rasti i diskutimit dhe mbeshtetjes se ceshtjeve kardinale per vendin tone, lidhur me integrimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike, ku, si ngjarjen e vetme te asaj periudhe, mund te permendim celjen e negociatave per nenshkrimin e MSA-se ne janar te vitit 2003, ka qene gjithmone ne mbeshtetje, edhe pse ne pikepamjen formale, votat e saj nuk kane qene e nevojshme, per shkak te shumices se cilesuar parlamentare dhe pushtetit hegjemon te socialisteve kudo, ne te gjithe strukturat e shtetit dhe shoqerise shqiptare. Por megjithese "e panevojshme", opozita e demokrateve iu nenshtrua rregullit: "shumica udheheq, e pakica ka te drejta", duke degjuar jo vetem zerin e atdheut por edhe te nderkombetareve, per t'iu nenshtruar debatit institucional ne Parlament. Atje fillon rruge e pushtetit per cdo force politike, dhe jo tek protestat e rruges. Nga ana tjeter opozita konstruktive eshte nje certifikate e rendesishme per kedo politikan qe pretendon te ngjise shkallet e pushtetit. Pare ne kete kendveshtrim do te thoshim se, Ramen ne pushtet nuk mund ta sjelle ndonje standard i ndryshem moral nga ai qe ka mesuar e po ushtron ne opozite, me klanizma dhe absurditete. Kur e pyeten Antistenin, filozof grek i shkolles cinike ne vitet 444-365 para Krishtit, se: "cili ishte arsimimi me i mire?", ai u pergjigj: "Te mos mesosh te keqen". Dhe sic ka thene lideri socialist Fatos Nano para pak kohesh ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, duhet bere c'eshte e mundur, qe kjo e keqe te ndalet per te miren e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›