E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben: Pas Realit eliminojmë edhe Chelsean

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben të shtunën do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër edhe një ish-skuadre të tij - Chelseat, pasi më herët kishte mposhtur në gjysmëfinale Real Madridin. Ai kishte veshur fanellën e Chelseat nga viti 2004 deri më 2007, kur u largua për në Real dhe përfundimisht në vitin 2009 iu bashkua Bayern Munichut.

“Ne tashmë e kemi mposhtur Real Madridin, natyrisht, edhe një ish klub i imi, shpresoj shumë se Chelsea do të jetë i dyti. Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër ish-ekipeve dhe unë kam kaluar tri vite të shkëlqyeshme dhe të suksesshme në Chelsea. Do të jetë mirë t’i shoh ata sërish, por shpresoj që pas ndeshjes ne të jemi të gëzuar”, tha Robben për uefa.com.

28 vjeçari e pret me padurim ndeshjen e së shtunës dhe pranoi se është nder për skuadrën e tij të luajë finalen në stadiumin e vet.

“Ky është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë me histori të shkëlqyeshme. Të luash finalen në stadiumin tuaj është një ëndërr e bërë realitet”, tha në fund holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›