Kina kërkon nga Pheniani që të heq dorë nga testet bërthamore
Kina në heshtje ka ushtruar trysni ndaj Koresë së Veriut që ky vend të heq dorë nga testi i tretë bërthamor, kanë deklaruar dy burime, të cilat kanë njohuri për bisedimet e zhvilluar mes dy vendeve prapa dyerve të mbyllura, por nuk ka indikacione për atë se si do të reagojë Pheniani.
Nëse Koreja e Veriut lëviz përpara planin për të zhvilluar testin, atëherë Kina mund të shqyrtojë mundësinë që të ndërmerr disa hapa ndëshkues, por këta hapa nuk do të jenë gjithëpërfshirës, ka deklaruar një burim, i cili ka lidhje të ngushta me Phenianin dhe Pekinin.
Koreja e Veriut tashmë gati sa nuk ka përfunduar përgatitjet për testin më të ri, hap ky i cili do të izolonte edhe më shumë këtë shtet të varfër, pas testit të dështuar raketor muajin e kaluar, për të cilin test SHBA-ja tha se ishte testim i një rakete balistike.
“Kina nuk është aspak e lumtur dhe ka kërkuar nga Pheniani që mos e zhvillojë testin bërthamor, në afërsi të malit Changbai”, deklaroi një burim, i cili deshi të mbetet anonim.