E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejohet Geti

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 12:24

Reperi i grupit Tingulli 3nt, Getoar Selimi i njohur si Geti, ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të fejohet me bukuroshen Florenta Islamin.

Bosi i ‘labelit’ “Baba Stars” organizoi një ceremoni të veçantë me rastin e fejesës së tij ku kishte të ftuar miq, kolegë dhe familjarë. Ceremonia ishte ideuar nga GhetoGeassy si tepër private, edhe pse Telegrafi ka pasur qasje dhe ka siguruar foto nga fejesa.

Geti është një prej veteranëve të skenës së hip hopit shqiptar, ndërsa përgjatë këtyre viteve jeta e tij private ishte e bujshme, me lidhje nga më të ndryshmet, me femrat nga më seksi shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Çiljetën dhe Elvana Gjatën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›