E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozi dhe Rezi sërish në ‘ring’

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta do të kenë edhe një shans për të dalë në 'ring', kësaj here në skenën e festivalit “Kënga Magjike 2011”. Ato të dyja janë ende në gjyq pas rrahjes ‘spektakolare’. Dy këngëtaret e njohura të e muzikës shqiptare, edhe pse nuk e citojnë ndoshta asnjëherë më emrin e njëra-tjetrës, do të kenë shansin të përballen në festivalin “Kënga Magjike 2011”, ku do të jenë të dyja konkurrente. Rozana këtë herë sërish vjen në duet me Mc Kreshën, me të cilin thuhet se është përfshirë në një romancë, ndërsa Rezarta, e cila ka bërë me dije përmes Facebook-ut se emocionet e kanë kapur që tani, vjen vetëm, pas suksesit të vitit të shkuar në këtë ngjarje, me këngën “Budallaçkë e vogël”. Në festivalin “Kënga Magjike” konkurrentët duhet edhe të votojnë për njëri-tjetrin, përmes një procesi të hapur që ndiqet “live” nga teleshikuesit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›