E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Gixhari: Olsi Mingomataj nuk ma prish dot imazhin

Ka zgjedhur si armë heshtjen, duke i lënë mediet të komentojnë sipas qejfit të tyre. Bëhet fjalë për aktoren durrsake Olta Gixhari, e cila në një interviste ka thënë se thashethemet verore që u lidhën me emrin e saj e kanë bazën te xhelozia që kanë ndaj bukuroshes që tregoi se dinte të kërcente shumë mirë në spektaklin “Dancing with the stars”. Ajo i ka konsideruar gënjeshtra ato që u shkruan në lidhje me “propozimin e Olsi Mingomatajt për martesë, që gjoja ajo nuk e pranoi se është shumë kapriçioze e me teka”. Edhe pse në fakt Olta nuk e pranoi asnjëherë lidhjen me Olsin e BB1, me të cilin u njoh gjatë “Dancing with the stars”, ku ishin të dy konkurrentë, në klubin e tij në ish-bllok shiheshin shpesh mbrëmjeve duke u puthur e përqafuar, a thua se bëhej fjalë vetëm për një “dashuri vere”. Gixhari pohon se kjo gjë nuk është absolutisht e vërtetë dhe se ndërsa mediat rozë i kushtonin faqe të tëra, ajo relaksohej në bregdet me shoqërinë e saj, jo me Olsin, të cilit mesa duket i “kishte dhënë duart”. Ky i fundit ka shkruar këto ditë në “fb” një citat që ka lidhje me ndjenjat. “Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri”, - ka shkruar Olsi, i cili në të gjitha intervistat e tij e ka pranuar lidhjen me aktoren e “Pamje nga ura”. Por a ka frikë aktorja bionde, shpesh e identifikuar me Marylin Monroe se këto thashetheme do t’i prishin imazhin?! “Nuk mendoj se publiku e ndërton imazhin e një personazhi nga shkrimet e gazetave. Mediat nuk kanë aq fuqi sa të më prishin imazhin te publiku i mençur. Ky arrin ta kuptojë se jo të gjitha ato që shkruhen janë të vërteta", - ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›