E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi ‘tradhton’ Sinanin në “Kënga Magjike”

Djaloshi, i cili u bë i njohur në Big Brother dhe super i përfolur me historinë dhe këngët me Sinan Hoxhën, do të prekë edhe një herë skenën e festivalit “Kënga Magjike”. Është ky këngëtari Seldi Qalliu, i cili këtë herë e ka ‘tradhtuar’ Sinan Hoxhën, duke realizuar një këngë solo. Kështu ai është pranuar në këtë festival për të kënduar një këngë, e cila natyrisht do të ketë ritëm të njëjtë të këngëve të tij. Në fakt Seldi ka realizuar më herët edhe një singëll “Exotic”, që u mirëprit nga publiku, por vitin e fundit ai ka bashkëpunuar vetëm me Sinanin, falë të cilit është bërë pjesë e mjaft koncerteve fitimprurëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›