Fejzullahu synon tituj me Djurgardenin

“Dëshiroj të mbetem në Djurgarden, nuk kam arsye të ngutem dhe dëshiroj të kem eksperiencë të suksesshme në Djurgarden. Dëshiroj të fitoj tituj, kjo është e tëra që po e mendoj”, deklaroi ai për ueb faqen fotbolldirekt.se.
“Nuk do të largohem këtë vjeshtë e as sezonin tjetër. Përse do të duhej të largohesha? E dua këtë klub dhe dëshiroj të mbetem së paku edhe sezonin tjetër. Kam nënshkruar kontratë për katër vjet dhe dëshiroj të jem i qetë e të ambientohem. Kam hasur në mikpritje të shkëlqyer që ma bënë shokët e skuadrës dhe tifozët”, vazhdoi Fejzullahu.
Presidenti i Djurgardenit, Tommy Jacobson, ka thënë se nuk mund të premtojë se Fejzullahu do të mbetet në këtë ekip për më shumë se 12 muaj, ngase objektiv i 22 vjeçarit është të luajë në një ligë më të fortë evropiane. “Për momentin po mendoj vetëm për Djurgardenin, të tjerat vijnë me kohë. Nuk kam motiv të vrapoj. Tash po e konstruktoj karrierën time në qetësi”, përfundoi ish futbollisti i Mjallbyt dhe NEC Nijmegenit.