Fekter: Më shtrenjtë dalja e Greqisë nga Eurozona

Një dalje e Greqisë nga Eurozona do të ishte më e shtrenjtë se sa mënyra në të cilën vendi po vepron tani. Kështu ka deklaruar ministria e financave Austriake Maria Fekter në një intervistë për gazetën gjermane “ Rheinische Post” duke shtuar se n.q.s. Athina vazhdon të bëjë “ detyrat e shtëpisë” do të ketë solidaritetin e partnerëve të saj.
Znj Fekter vëren se në Greqi tashmë shihen shenjat e para të forcimit të konkurrencës, ne veçanti në sektorin e eksportit dhe thekson se në mënyrë që të paguhet doza pasuese e borxhit duhet të respektohen rregullat për zbatimin e reformave dhe për të nxitur privatizimin.
"Greqia është duke punuar shumë për të përmirësuar situatën, siç dëshmohet dhe nga konsolidimi ambicioz I paketës për vitin 2013", tha ministria austriake e Financave duke shtuar se dalja e Greqisë nga Eurozona do të ketë pasoja serioze si për Athinën dhe për pjesën tjetër të euros.
"Një tërheqje e Athinës nuk do të zgjidhë problemet, megjithatë, do të përkeqësojë situatën. Vendit do ti duhet përsëri ndihmë nga partnerët e saj evropianë dhe kjo do të thotë akoma dhe më tepër barrë për taksapaguesit. Fakti është se dalja e Greqisë do të jetë më e shtrenjtë se rruga në të cilën ndodhet tani. Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur për të mbajtur të bashkuar Eurozonën, dhe vendet e interesuara për të zbatuar reformat "përfundon Maria Fekter.