E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiç: Bisedimet Kosovë-Serbi brenda këtij viti

Zëdhënësja e përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç ka deklaruar se dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit mund të vazhdojë para përfundimit të vitit.

Në një prononcim për mediat, Kocijançiç nuk ka dhënë asnjë datë për nisjen e dialogut por ka shtuar se need po punohet për modalitetet e vazhdimit të bisedimeve.
 

"Ne po punojmë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë sa më shpejt dhe jemi në kontakt me të dy palët. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe tre muaj dhe ka kohë të mjaftueshme që këtë ta bëjmë deri në fund të vitit 2012 , ka thënë Kocijançiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›