E Hënë, 2 Nëntor 2026

Felaj Bregu ka tre apartamente me vlere 600 000 euro



Eneida Jacaj

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka publikuar te tjera fakte per fshehjen e pasurise se ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Felaj i ka kerkuar ministres te shpjegoje se perse nuk ka deklaruar pronesine e saj tre apartamente me nje vlere prej se paku 600 000 euro. Deputetja Felaj i ka kerkuar Bregut te deklaroje edhe burimin e parave me te cilat jane blere keto apartamente.
Deklarata
Dite pas dite ministrja e Integrimit ka heshtur dhe ashtu si ne te shkuaren sa here e thyen heshtjen dhe flet zonja Bregu genjen. Prej ditesh ministrja Bregu per turpin e te gjithe shqiptareve perflitet ne shtypin shqiptar dhe te huaj per lidhjet e saj me mafien italiane - u shpreh Felaj. Ajo deklaroi se Bregu eshte pronare e tre apartamenteve ne qender te Tiranes saktesisht te dy apartamenteve 3-1 dhe te nje apartamenti tjeter 2-1.
Sipas saj te gjitha keto apartamente nese shiten sipas cmimit te references prej 1700 dollaresh per meter katror cmim ky i miratuar nga vete qeveria kapin minimalisht vleren e rreth 600 000 eurove.
Burimi
Deputetja Felaj ka shtruar pyetjen se nga e kane burimin keto para me te cilat jane paguar tre apartamentet ne qender te Tiranes. Felaj kujtoi se maksimumi i levizjeve bankare te deklaruara nga Bregu ne deklaraten e saj te pasurise eshte 120 000 euro nderkohe qe sipas cmimeve te references te tre apartamentet ne pronesi te saj vlejne minimalisht 600 000 euro. Ku i gjeti zonja Bregu keto para Nga e kane burimin keto para A ka ndonje lidhje mes ketyre parave dhe lidhjeve te perfolura te zonjes Bregu me mafien italiane Zonja Bregu ne genjeshtren e saj te fundit publike tha se e ka deklaruar blerjen e ketyre apartamenteve. Keto jane deklaratat duke iu referuar fakteve e pasurise ne vite te zonjes Bregu dhe ketu nuk ka asnje deklarim per blerjen e apartamenteve ne fjale. Na tregoni zonja Bregu cfare keni deklaruar dhe ku i keni deklaruar keto pasuri Na tregoni po ashtu dhe burimin e parave me te cilat i keni blere keto pasuri - u shpreh Felaj duke iu drejtuar ministres Bregu.
Ministres se Integrimit cdo dite i shtohet lisa e akuzave nga opozita. Kreu i PS-se Edi Rama ka deklaruar se kunati dhe motra e saj kane lidhje biznesi me djalin e nje mafiozi. Nga ana e saj ministra e Integrimit Majlinda Bregu ka pohuar se e motra dhe kunati i saj kane pasur lidhje biznesi me italianin Angelo Prudentino i ati i te cilit dite me pare u arrestua pas urdhrit te leshuar nga Gjykata e Leces per veprimtari te karakterit mafioz. Bregu ka deklaruar se njeriu me te cilin ata lidhen biznes ishte pa precedente penale. Ndersa deputetja socialiste Ermonela Felaj dite me pare ka kerkuar largimin e Majlinda Bregut nga posti i ministres se Integrimit. Felaj e ka akuzuar ministren Bregu se ka mbrojtur djalin e njerit prej boseve kryesore te Sacra Corona Unita Angelo Prudentino.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›