Kadilli Vellai i Xhafajt i burgosur per trafiqe
Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli e ka akuzuar dje deputetin socialist Fatmir Xhafaj se ka shfrytezuar postin e ministrit te Drejtesise per te nxjerre nga burgu te vellane i cili akuzohej ne vendet e BE-se per trafiqe. Eshte ne detyrimin minimal te cdo politikani ne bote qe te sqaroje te pakten zgjedhesit e vet per raportet e familjes se tij dhe te njerezve te vet te afert me boten e krimit dhe te korrupsionit. Ne i kerkojme serish zotit Xhafa qe te sqaroje nese ka qene i burgosur per trafiqet ne vendet e Bashkimit Europian vellai i tij dhe nese eshte perpjekur ai per ta liruar ate nga pozicioni i ministrit. Ne nuk do te rreshtim se perserituri pyetjet e renda dhe nuk do te lodhemi se kerkuari zbardhjen e se vertetes - eshte shprehur Kadilli.
Doda Zoti Beqja lini mandatin keni shkelur Kushtetuten
Deputetja e PD-se Mesila Doda ka vazhduar edhe gjates dites se djeshme akuzat ndaj deputetit socialist Ilir Beqja. Duke i kujtuar atij se ka shkelur Kushtetuten duke perfituar nga fondet publike gjate kohes qe ishte deputet Doda i ka kerkuar Beqjes qe te lere mandatin e deputetit. Z. Beqja ju keni mashtruar opinionin publik. Ju keni marre 240 milione nga parate e taksapaguesve 94 prej te cilave vetem nje dite pasi keni dale nga greva e urise kur kishit tre muaj qe e kishit bere betimin. Ju duhet te jepni doreheqjen ne menyre imediate pasi eshte e vetmja rruge qe mbetet. Nga procedurat kushtetuese nuk ju shpeton dot askush. Ne kete vend ka Kushtetute dhe ligj dhe kjo eshte koha e respektit ndaj principeve kushtetuese dhe shtetit ligjor - eshte shprehur Doda.
Bumci Organet e drejtesise te hetojne kontratat 20 te Rames
Deputeti i PD-se Aldo Bumci u ka bere thirrje dje organeve te drejtesise qe te gjeje kontraten 20-perqindeshe te Tan Leprit si deshmi flagrante e korrupsionit te Rames me lejet e ndertimit. Ndertuesit kane deklaruar para organeve te drejtesise se ky 20 perqindesh i eshte dhene Tan Leprit si mik i kryetarit te Bashkise z. Rama ne kembim te hartimit dhe miratimit te planit urbanistik te cilen Bashkia e Tiranes e ka miratuar duke perfshire ndertimin e pallateve 35-kateshe. Organet e drejtesise duhet te hetojne kete kontrate 20-perqindeshe dhe planin urbanistik per zonen si deshmi me flagrante te korrupsionit dhe menyres se si z. Rama ka nenshtruar industrine e ndertimit keto vite ne Tirane. Prokuroria nuk mund te qendroje menjane para ketyre fakteve - eshte shprehur Bumci.
5 Tetor 2010