Si ka ecur trafiku i deputeteve nga njera parti ne tjetren gjate 2005-2010-s
Eljona Ballhysa
Largimi i Paulin Sterkajt nga PD-ja dhe i Vangjel Tavos nga PS-ja kane shenuar fillimin e trafikut te deputeteve nga njera parti ne tjetren per kete legjislature parlamentare. Ne fakt nje kapercim i tille ishte parashikuar te ndodhte qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit kur u perfol se shume deputete te PS-se do ti bashkohen PD-se ne pushtet. Por nderkohe qe ne kete Parlament deri tani jane shenuar vetem tre levizje deputetesh duke perfshire ketu edhe largimin e Shpetim Idrizit nga PS-ja dhe krijimin e PDU-se nga ana e tij gjate legjislatures se kaluar jane shenuar jo pak por 23 raste ndryshimi partish nga ana e deputeteve. Persa u perket subjekteve politike qe kane marre vota majtas dhe i kane transportuar djathtas kete vit duket se eshte vetem LSI-ja ndersa pas zgjedhjeve te 2005-s shume parti te majta iu bashkuan PD-se. Te tilla ishin PAA-ja e Lufter Xhuvelit PAD-ja e Neritan Cekes si dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules.
Largimet e fundit
Largimi i pare pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 ishte ai i Shpetim Idrizit i cili la Partine Socialiste dhe bashke me deputetin e PDI-se Dashamir Tahirin krijoi partine e re te cameve PDU-ne. Vetem pak dite me pare ish-deputeti i PS-se Paulin Sterkaj i cili ne zgjedhjet e 2009-s u zgjodh deputet i PD-se deklaroi nepermjet nje letre derguar mediave se largohet nga PD-ja. Sterkaj e akuzoi lidershipin e PD-se dhe kabinetin qeveritar per perfshirje ne afera korruptive. Ai deklaroi kalimin e tij ne opozite.
Vetem pak dite me pas deputeti socialist i Gjirokastres Vangjel Tavo deklaroi largimin e tij nga PS-ja per shkak te autoritarizmit te lidershipit dhe pritet bashkimi i tij me LSI-ne.
Merkatoja 2005-2009
Por numrin rekord te levizjeve te deputeteve e mban parlamenti 2005-2009. Largimi me i bujshem ishte ai i deputetit Spartak Ngjela nga PD-ja pas perplasjeve te ashpra me kryeministrin Berisha. Ky i fundit e perjashtoi Ngjelen nga Grupi dhe ish-deputeti i PD-se u regjistrua ne Kuvend si deputet i pavarur.
Gilman Bakalli ishte deputeti i dyte i larguar nga PD-ja. Deputeti i Shkodres shpalli vetelargimin nga Grupi Parlamentar demokrat duke deklaruar se ishte i pakenaqur per shkak te mungeses se demokracise se brendshme ne PD.
Largimi i pare nga Grupi Parlamentar i PS-se ishte ai i deputetit Tom Doshi i cili iu bashkua Grupit Parlamentar Demokristian por percarja e madhe ne radhet e deputeteve te PS-se do te ndodhte gjate zgjedhjes se Presidentit te Republikes ne vitin 2007. Ne ate kohe gjashte deputetet socialiste Durim Lamaj Durim Hushi Taulant Balla Hamit Kosta Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj thyen vendimin e Grupit Parlamentar per te bojkotuar votimin ne Kuvend duke marre pjese ne seance. Kjo solli perjashtimin e tyre nga partia dhe nga Grupi Parlamentar.
Rrjedhja e radhes brenda Grupit te PS-se do te ndodhte ne vitin 2008 kohe ne te cilen Partia Socialiste bashkepunoi me Partine Demokratike per te ndryshuar Kushtetuten. Dy deputetet socialiste Luan Memushi dhe Petro Koci shpallen largimin nga Grupi Parlamentar ne shenje proteste ndaj ndryshimeve kushtetuese. Ata iu bashkuan Grupit Parlamentar te LSI-se E majta per integrim nderkohe qe Koci do te shpallte me vone krijimin e Partise Socialiste te Vertete 1991.
Socialdemokratet dhe Demokracia Sociale
Edhe partite e vogla aleate te PS-se Partia Social Demokrate dhe Partia Demokracia Sociale nuk do ti shpetonin dot eksodit te deputeteve te tyre. Per PSD-ne rebeli i pare do te ishte deputeti Albert Faruku i cili u veteshpall i pavarur nderkohe qe deputetja Angjelina Kola shpalli ne nentor te vitit 2008 largimin nga Grupi Parlamentar socialdemokrat dhe bashkimin me Levizjen Socialiste per Integrim. Persa i perket Partise Demokracia Sociale ajo hyri ne Kuvendin e Shqiperise ne vitin 2005 me dy deputete por Hamit Kosta shpalli ne vitin 2006 largimin nga kjo parti per te qene pjese e Partise Socialiste. Kjo beri qe Paskal Milo te ishte deputeti i vetem i PDS-se.
Aleanca Demokratike dhe agraret
Te njejtin fat pati edhe kreu i PAD-se Neritan Ceka i cili ngeli i vetem pas largimit te dy deputeteve te PAD-se Pashk Ujka i cili u bashkua me PDK-ne dhe Pirro Lutaj i cili u bashkua me Partine Socialiste. Largimi i vetem ne radhet e Grupit Parlamentar republikan ishte paqesor. Shume pak kohe pasi kishte marre mandatin e deputetes Lajla Pernaska deklaroi se do te ishte pjese e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike. Por nuk ndodhi e njejta gje me deputetet e Partise Agrare Ambientaliste. Pas debateve te ashpra ne Kryesi Nikollaq Neranxi u largua nga PAA-ja per tu bashkuar me Levizjen Socialiste per Integrim. Partise se Xhuvelit do ti largohej edhe deputeti Ymer Tola i cili u bashkua me Partine Demokristiane.
Reformatoret dhe demokristianet
Partia Demokrate Reformatore e cila kishte Grupin e saj Parlamentar pesoi nje percarje te madhe kur tre deputete te saj perkatesisht Nard Ndoka Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini u larguan per tu bere pjese e Grupit Parlamentar te Partise Demokristiane ne qershor te vitit 2006. Me pare PDR-ja kishte pesuar edhe largimin e deputetit Ferdinand Xhaferaj i cili u ribashkua me Partine Demokratike. Nderkaq PDK-ja arriti te krijoje nje grup parlamentar ku pervec tre deputeteve te siperpermendur benin pjese Nikolle Lesi Pashk Ujka Tom Doshi dhe Ndue Shpani. Por edhe PDK-ja nuk do ti shpetonte dot fenomenit te largimeve ku Shpani dhe Doshi do te deklaronin disa kohe me pas largimin nga kjo parti.
Merkatoja e Kuvendit gjate 2010-s
Shpetim Idrizi PS PDU
Paulin Sterkaj PD PS
Vangjel Tavo PS LSI
Merkatoja e Kuvendit 2005-2009
Spartak Ngjela PD i pavarur
Gilman Bakalli PD i pavarur
Tom Doshi PS PDK PS
Petro Koci PS PSV 91
Luan Memushi PS LSI
Taulant Dedja PS i pavarur
Hamit Kosta PDS PS i pavarur
Durim Lamaj PS i pavarur
Durim Hushi PS i pavarur
Bukurosh Stafa PS i pavarur
Paulin Sterkaj PS i pavarur
Albert Faruku PSD i pavarur
Angjelina Kola PSD LSI
Nikollaq Neranxi PAA LSI
Lejla Pernaska PR PD
Pirro Lutaj PAD PS
Pashk Ujka PAD PDK
Nard Ndoka PDR PDK
Jak Ndokaj PDR PDK
Frrok Gjini PDR PDK
Nikolle Lesi PDK LDK
Ferdinand Xhaferaj PDR PD
Ymer Tola PAA PDK
Meta e Haxhinasto E mirepresim Tavon ne LSI
Dy drejtuesit e larte te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e Edmond Haxhinasto kane komentuar largimin e deputetit Vangjel Tavo nga PS-ja ndersa jane shprehur te hapur per ta pranuar Tavon ne LSI. Sigurisht qe gjithsecili ka te drejten te vendose e te gjykoje mbi pozicionin e tij politik ne keto momente qe politika shqiptare ka shume ceshtje te rendesishme per te vendosur ka shume ceshtje qe kane te bejne kryesisht me integrimin e vendit - eshte shprehur Haxhinasto ndersa ka thene se Tavo eshte i mirepritur ne LSI. Ai ka bere te ditur per median se LSI-ja nuk ka pasur deri dje asnje kontakt me Tavon.
5 Tetor 2010