E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top-lista e deputeteve dhe e ministrave te akuzuar per korrupsion



Eljona Ballhysa
Prej disa muajsh selite e dy partive politike kane nisur nje fushate akuzash dhe kunderakuzash per korrupsion dhe fshehje te pasurive nga deputetet dhe ministrat. Ne krye te kesaj liste te akuzuarish qendrojne dy deputete te PD-se Albana Vokshi e Eduard Halimi ministrja Majlinda Bregu dhe ish-ministri Dritan Prifti. Ndersa nga Partia Socialiste akuzat e PD-se jane perqendruar te deputeti Ilir Beqja dhe te kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Nje kamp akuzon ndersa tjetri hedh poshte akuzat duke i cilesuar si te paverteta. Nderkaq pritet reagimi i organeve te drejtesise. Ka qene kryeministri Berisha i cili kerkoi dje qe Prokuroria dhe organet e tjera te drejtesise te hetojne akuzat ne menyre te paanshme.
Akuzat
Deputetet socialiste akuzuan pak muaj me pare ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti. Sipas PS-se Prifti brenda nje viti kishte vene nje pasuri prej 1.8 milione eurosh duke e akuzuar ate per korrupsion. Kjo solli reagimin e ish-ministrit i cili beri te ditur se parate kane ardhur si pasoje e shitjes se aksioneve qe kishte ne nje kompani ku kishte qene bashkortak. Gjithsesi pas nje fushate akuzash ndaj Priftit PS-ja dergoi nje dosje ne prokurori per te. Me pas deputetet socialiste akuzuan ish-keshilltaren e kryeministrit deputeten e PD-se Albana Vokshi per fshehje te pasurise se bashkejetuesit. PS-ja tha se kompania e bashkejetuesit te deputetes Albana Vokshi ka perfituar te drejten e shfrytezimit te 4 nga 6 vendburimeve te naftes qe ka vendi dhe se kjo pasuri nuk eshte deklaruar ne deklaraten e pasurise se deputetes. Vokshi u shfajesua duke thene se ligji nuk parashikon deklarimin e pasurise per partnerin bashkejetues.
Me pas PS-ja akuzoi deputeten Rajmonda Bulku. Sipas PS-ja bashkeshorti i deputetes Bulku ka marre te drejten e koncesionit per dy HEC-e dhe kjo vetem se eshte bashkeshorti i deputetes dhe mik i ministrit Genc Ruli.
Socialistet akuzuan edhe deputetin Eduard Halimi i cili sipas PS-se ka aksione te padeklaruara ne nje kompani bixhozi e kazinoje. Edhe keto akuza u cilesuan te paverteta nga Halimi i cili ka bere padi per shpifje ndaj deputetes Ligori.
Se fundi ne qender te sulmit te PS-se eshte ministrja Majlinda Bregu. Fillimisht ajo u akuzua se kunati i saj ka perfituar koncesione per ndertimin e HEC-eve pavaresisht se ai ka te regjistruar ne QKR biznes diskosh e mobiliesh. Se fundi PS-ja akuzon motren e Bregut per biznes te perbashket me perfaqesues te mafies italiane. Nga ana tjeter selia blu akuzon deputetin Ilir Beqja per perfitime ne fondet publike ne kundershtim me Kushtetuten duke kerkuar heqjen e mandatit te tij. Ndersa cdo dite me rotacion deputetet demokrate e akuzojne kreun e PS-se Rama per korrupsion me lejet e ndertimit.
Hetimi
Dje kreu i qeverise u beri thirrje organeve te drejtesise te hetojne akuzat. Ne emer te maxhorances dua te ftoj Prokurorine e Pergjithshme Inspektoratin e Larte te Kontrollit te Deklarimit te Pasurive Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Drejtorine e Luftes Kunder Pastrimit te Parave qe te hetojne me paanesi te plote cdo akuze te bere. Une dua ti garantoj se shumica ka predispoziten e plote per te mbeshtetur cdo hetim te cilesdo natyre te tyre jashte cdo lloj imuniteti - eshte shprehur Berisha.

Lista
PD
Dritan Prifti
Albana Vokshi
Rajmonda Bulku
Majlinda Bregu
Eduard Halimi
PS
Ilir Beqja
Edi Rama

5 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›