Felaj Do marrim eksperte te pavarur

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj sqaron ne nje interviste per gazeten Shekulli te gjitha detajet se si do te hetohen zgjedhjet e fundit parlamentare
TIRAN- Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka sqaruar dje te gjitha detajet teknike per menyren e funksionimit te Komisionit Hetimor qe pritet te miratohet kete jave. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli juristja e propozuar nga PS si anetare e ketij Komisioni Hetimor shpjegon objektivat e ketij komisioni dhe se cilet do te jene objektivat e tij.
Zonja Felaj kete jave pritet te miratohet Komisioni Hetimor per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Ne rast se ky komision do te miratohet si do te funksionoje
Se pari le te shohim nese kjo mazhorance ka realisht vullnetin per te hetuar mbi zgjedhjet ashtu sikur dhe na imponon Rezoluta e korrikut 2010 te Parlamentit Europian Rezolute e cila i kerkon forcave politike ne vend qe per interesa madhore te vendit te kapercejne interesa me te vogla ato partiake.
Nga deklaratat e ketyre diteve te Sali Berishes apo kryetarit te grupit parlamentar te PD-se dyshoj fort ne vullnetin e tyre per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 te cilat do te nxjerrin ne pah skemen e manipulimit qe me shume gjasa do ta perdorin dhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjithsesi nese ky komision do te ngrihet per te vepruar ashtu si Kushtetuta e percakton dhe kerkesa jone si opozite e permban ai do veproje ne baze te ligjit per ngritjen e komisioneve hetimore dhe rregullave qe percakton Kodi i Procedures Penale. Nese do te pranohej hetimi i zgjedhjeve te shkuara hapi pare do te ishte marrja menjehere nen administrimin e Komisionit Hetimor te kutive te materialeve zgjedhore.
Do ti marre vete Komisioni Hetimor...
Komisioni merr vendim qe te marre kutite nen administrim do te jene te ngarkuarit nga ky komision ata qe do te kryejne kete veprim fizik.
Keto persona do te merren me hapjen e kutive materialeve zgjedhore
Do ti hapin kutite ne prezence te Komisionit medias dhe cdo te interesuari dhe per cdo kuti qe hapet mbahet procesverbali perkates procesverbali i keqyrjes se kutise se materialeve zgjedhore qe i perket QV... Nr.... te KZAZ Nr...
Ne kete procesverbal pershkruhet cdo veprim qe kryhet me kutine pershkruhet gjendja ne te cilen merret kutia ajo e vulave te sigurise kodet e seciles vule shihet nese ato perputhen me kodet e vulave qe figurojne ne procesverbalet e mbylljes se kutive te materialeve pastaj vazhdon pershkrimi i hollesishem i gjithe asaj cka permban kutia cdo gje do te pershkruhet ne procesverbal.
Ne vijim nje veprim i rendesishem hetimor qe do te duhet te kryeje Komisioni Hetimor do te jete perpunimi i listave te zgjedhesve qe gjenden ne kutite e materialeve zgjedhore.
Kush do ti kontrolloje listat e zgjedhesve
Komisioni do te vendose per marrjen e eksperteve per skanimin e listave qe pastaj te behet perpunimi elektronik i te dhenave te tyre per ti krahasuar me tej me ato te listes kombetare te zgjedhesve dhe regjistrit kombetar te gjendjes civile. Ky veprim do te konsistoje ne verifikimin e sakte te numrit te zgjedhesve qe kane votuar me karta identiteti apo me pasaporta per jashte vendit.
Ne te njejten kohe nepermjet bashkerendimit te punes me Drejtorite e Policise ne Qarqe do te mund te verifikojme dhe ata zgjedhes qe sipas listave rezultojne te kene votuar nderkohe qe nuk kane qene ne Shqiperi diten e zgjedhjeve.
Kuptohet se hetimi i zgjedhjeve perfshin ne vetvete nje mori veprimesh cka do te kerkojne bashkepunimin e nje sere organesh shteterore. Keto te fundit ne baze te ligjit per komisionet hetimore do te jene te detyruara ti vene ne dispozicion Komisionit gjithe informacionin e nevojshem ne kohen e duhur.
Ekspertet do te jene partiake apo te pavarur
Jo absolutisht. Qenia ekspert vec njohurive specifike te nevojshme ne nje fushe te caktuar kerkon domosdoshmerish dhe te qenit i pavarur.
Ne rast te konstatimit te ndonje rrethane qe cenon paanshmerine sigurisht qe nuk mund te vazhdosh te kesh cilesine e ekspertit. Pa dashur te futem ne detaje ju sqaroj se ky veprim dhe cfaredo lloj veprimi tjeter qe do duhet te ndermarre Komisioni ne funksion te hetimit te zgjedhjeve do te kryhet ne te njejten menyre sikur te vepronte prokuroria apo gjykata.
Po keto eksperte do te kontrollojne te gjitha listat...
Nuk eshte fjala per eksperte qe kontrollojne listat e zgjedhesve ideja eshte qe ne cfaredolloj veprimi qe do duhet te kryeje komisioni do te kete nevoje per njerez me njohuri te vecanta ne nje fushe te caktuar ata te mund te shfrytezohen me qellim berjen e nje hetimi sa me afer te vertetes.
Keto eksperte si do te zgjidhen
Ato do te zgjidhen sipas rregullave qe percakton Kodi i Procedures Penale i cili perfaqeson bazen ligjore te cdo veprimi qe do te kryeje komisioni hetimor.
Po personat qe kane marre leje nga burgjet gjate kohes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 si do te behet
Do te behet keqyrja e te gjithe regjistrave qe mbahen ne burgje per te pare se cileve persona u jane dhene leje shperblyese dhe do shihet nese ato jane dhene konform ligjit qe percakton te drejtat dhe detyrimet e te denuarve me burgim.
do gje qe vendos ky Komision Hetimor te gjitha institucionet kane detyre te kthejne pergjigje
Institucionet shteterore apo kushdo qofte jane te detyruar te kthejne pergjigje per gjithe informacionet qe disponojne brenda afateve qe do te percaktoje Komisioni Hetimor.
Nese vendoset qe te merren ne administrim materialet zgjedhore nga Komisioni Hetimor do te zbatohet fillimisht neni 178 pika 6 i Kodit Zgjedhor apo do te merren direkt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Kjo per ne si opozite nuk ka rendesi. Fakti nese do te zbatohet apo jo neni 178 eshte ceshtje pergjegjesie publike morale konsiderojeni si te doni e Sali Berishes me popullin shqiptar meqe ai vete ka dale publikisht dhe ka garantuar se nuk do ti djege fletet e votimit. Ne nuk na duhen fletet e votimit per nevojat e hetimit tone ne kerkojme vetem materialet e kutive te votimit. shte po ai hetim qe u be ne Ruzhdie ai lloj hetimi do te behet per te gjithe Shqiperine.
Pra keto kuti do te merren nga Arkivi i Shtetit apo drejtperdrejte nga KQZ-ja
Jo ne e kemi sqaruar. Ne kerkojme qe kutite ti marrim nga KQZ ne momentin qe ngrihet Komisioni Hetimor.
Qellimet qe kane komisionet hetimore jane te ndryshme nga ata qe ka publiku kur i drejtohet Arkives se Shtetit. Mbi te gjitha rezultatet e ketij hetimi do te jene ato qe do te ndikojne dhe reformen zgjedhore qe Shqiperise i eshte kerkuar ta kryeje dhe nga nderkombetaret.
Marrja nen administrimin e Komisionit Hetimor te kutive te materialeve te votimit nuk ka lidhje aspak me zbatimin ose jo te nenit 178 te Kodit Zgjedhor. Kjo eshte nje ceshtje qe ngrihet per tu perdorur si justifikim per moshapjen e kutive dhe mosberjen transparence mbi zgjedhjet.
Per ta kuptuar po ju sjell ne vemendje rastin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder qe ka marre kutite e fleteve te votimit te disa qendrave te votimit apo asaj te Fierit ne rastin e hetimit te ceshtjes se Ruzhdies. Ne asnjerin prej perballjes me keto hetime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk u gjend para nevojes te zbatonte apo jo nenin 178.
Pra KQZ nuk mori me pare vendim te digjte fletet e votimit ti dergonte materialet zgjedhore dhe gjithe dokumentacionin tjeter qe parashikon Kodi Zgjedhor ne Arshive e mandej te lejohej prokuroria si institucion te hetonte.
E gjithe kjo nuk ndodhi per shkak te vullnetit te KQZ por per shkak te ligjit Kodit te Procedures Penale i cili i jep te drejten ne cdo kohe dhe ne cdo rrethane organit procedues gjykate a prokurori apo dhe komision hetimor te sekuestroje gjithe dokumentacion ku ndodhen provat qe provojne kryerjen e nje krimi sikurse ka qene manipulimi i zgjedhjeve fakt ky i referuar dhe nga organizmat qe certifikuan zgjedhjet OSBE-ODHIR .
Synimi final i Komisioni Hetimor cili eshte fare kerkohet te arrihet permes tyre
Qellimi paresor eshte qe te mund te vendosim standarde te zgjedhjeve pra zgjedhje te lira dhe mbi te gjitha te verteta reale.
Ndersa praktikisht nepermjet hetimit kerkojme te provojme se sa ka qene manipulimi sa ka qene i shtrire ne cilat zona ka qene i shtrire sa ka ndikuar ky manipulim dhe cili ka qene mekanizmi i tij. Pra ne eshte bere duke falsifikuar numrat e kartave te identitetit eshte bere me falsifikim te numrave te pasaportes apo eshte bere duke perdorur te dhenat qe kemi pasur mbi emigrantet.
Diten e zgjedhjeve ka qarkulluar nje liste emigrantesh per cdo qender votimi dhe kjo eshte shfrytezuar qe per njerez qe dihej mire qe nuk ishin ne Shqiperi te votohej ne emer te tyre. Pra kete duhet te nxjerrim. Normalisht do ti kerkojme prokurorise qe te gjithe njerezit qe kane ndikuar ne deformimin e procesit te vihen perpara pergjegjesise.
Gjithe kjo dosje me shkelje do ti dergohet prokurorise apo si do te funksionoje
Ne fund te hetimit une uroj qe te behet megjithese nga deklaratat qe degjoj shoh qe nuk ka asnje lloj vullneti nga ata per ta bere behet nje raport i cili miratohet ne Kuvend dhe ky raport i dergohet Prokurorit te Pergjithshem ne menyre qe organi i prokurorise te ushtroje funksionin e vet kushtetues ate te ndjekjes penale dhe ngritjes se akuzes.
Dyshimi me i madh qe ne kemi qe nuk eshte thjesht dyshim por i bazuar ne te dhena te arsyeshme eshte se manipulimi eshte bere me listat e zgjedhesve. Sot per sot sistemi po te shkosh ne gjendje civile kap vetem rastin kur paraqitesh me emer mbiemer dhe gjeneralitete te tjera te njejta.
Pra nese nje person shkon ne Tirane me te dhenat personale regjistrohet dhe shkon ne nje qytet tjeter po me keto te dhena nuk mund te regjistrohesh ne ate zyre te gjendjes civile. Por nese ndryshon nje gje ne te dhena emri mbiemri atesia nje shifer tek ditelindja vendlindja personi del nje tjeter dhe sistemi te regjistron pavaresisht se ti je i njejti.
Nga informacioni qe kemi jemi te bindur se eshte manipuluar ne menyre te konsiderueshme me listat e zgjedhesve. Keshtu ne disa zona ne dyshojme qe eshte rritur fiktivisht numri i popullsise me qellim qe te ndikohej ne shperndarjen e numrit te mandateve.