Haxhinasto: Diaspora e Re, përfaqësia e re shqiptare në botë
Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka paraqitur në një takim me ambasadorët e huaj synimet e politikave të diplomacisë shqiptare. Në fjalën e tij shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se një vend të veçantë në diplomacinë shqiptare do të ketë edhe “diaspora e re”.
“Diplomacia shqiptare është e gatshme që të japë më shumë kontribut në politikën e jashtme ndërkombëtare, tani në pozicionin e një anëtareje me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut apo si pretenduese për anëtare në Bashkimin Evropian” theksoi Haxhinasto.
Duke paraqitur edhe pikat qëndrore ku do të krijohet boshti i diplomacisë shqiptare rreth të cilit do të vërtiten në gjitha aksionet diplomatike Haxhinasto theksoi se diplomacia shqiptare do të përballojë të gjitha sfidat e jashtme, duke nisur së pari nga kapacitetet ekonomike, për të cilat ne i kemi të qarta procedurat sesi duhet vepruar