Shqiperia, ne Kopenhagen lobon per njohjen e Kosoves
Shqiperia vazhdon lobingun per njohjen e shtetit te Kosoves. Kryeministri Berisha ka shfrytezuar Samitin e Kopenhagenit per ndryshimet klimaterike, per t'u takuar me lidere nga vende te ndryshme te botes, per te kerkuar mbeshtetjen e ketyre shteteve per njohjen e pavaresise se shtetit me te ri ne Evrope. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka marre premtimin per shqyrtimin me perparesi te rastit te Kosoves nga vendet, te cilat nuk e kane ndermarre ende kete hap. "Ketu nje qellim me madhor eshte qe te loboje per njohjen e pavaresise se Kosoves. Fatmiresisht, ne kete aktivitet eshte shume e larte pjesemarrja nga te gjitha kontinentet", u shpreh Berisha ne nje komunikim me mediat. Ai tha se eshte perpjekur ne te gjitha keto raste, te paraqese ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si nje kontribut real te ketyre vendeve per stabilitetin dhe paqen ne rajonin tone. Kreu i ekzekutivit shqiptar vleresoi se situate nga shtatori, kur u zhvillua Samiti i OKB e deri me sot, per Kosoven eshte shume me e favorshme. Kryeministri Berisha eshte shprehur optimist se shume shpejt do te kete njohje te reja per shtetin e ri te Kosoves. "Perfaqesues te ketyre vendeve, me siguruan se ata jane te gatshem te vendosin menjehere kontaktet me autoritetet me te larta te Kosoves, pati te tjere te cilet me thane se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo te ktheheshin ne vendet e tyre, dhe ky ishte nje zhvillim pozitiv, nga shatori ne dhjetor une e gjej ceshtjen pavaresise se Kosoves ne nje zhvillim me te madh pozitiv", tha lideri i mazhorances.