Felaj: Në çdo aferë korruptive gjendet emri i Genc Rulit

Deputetja Ermonela Felaj, tha se aferat korruptive të këtij pushteti nuk kanë të sosur, teksa përmendi këtu koncesionet në fushën e energjetikës, dhe më konkretisht me ndërtimin e HEC-eve në pellgun ujor Bënçë – Progonat në rrethin e Tepelenës.
“Siç është bërë e qartë gjatë vitit 2010, sa herë që bëhet fjalë për skandale korruptive në dhënien e licencave e koncesioneve, del në pah emri i një ministri: Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë dhe ministri aktual i Bujqësisë në oborrin e Sali Berishës”, theksoi ajo.
Në këtë kontekst, deputetja e opozitës i ka drejtuar disa pyetje ministrit Ruli, duke kërkuar përgjigje nga ai, duke nënkuptuar se licencat janë marrë nga njerëz të afërt të ministrit në fjalë.
“Z. ministër cila është arsyeja që dy institucione qeveritare, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kanë gjykuar tërësisht në kundërshtim me ligjin procedurat e ndjekura nga enti prokurues në varësinë tuaj? Z. ministër cila është arsyeja që ju personalisht keni refuzuar zbatimin e vendimeve të këtyre dy institucioneve?”, iu drejtua ajo Rulit. Në fund, ajo kërkoi shpjegime nga Ruli, duke kërcënuar siç ndodh rëndomtë se PS-ja do të nxjerrë në dritë aferat korruptive. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-06 13:25
[