E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, PD: Heqja, kërcënim për miliarderët e PS

Partia Demokratike ka reaguar edhe sot lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit. Zëdhënësja e kësaj partie, Silvi Bardhi, në një deklaratë për shtyp tha se PS dhe lideri i saj po kërcënojnë se do të bllokojnë referendumin për heqjen e imunitetit, e cila sipas saj është një e drejtë kushtetuese dhe cdo tentativë e PS për bllokim do të jetë një dështim i tyre i radhës.
 

“Vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, pasi Rama nuk lejoi më dt. 6 gusht deputetët socialistë të votonin rrëzimin e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie. Nga dt. 6 gusht e në vazhdim kryetari i Partisë Socialiste dhe zëdhënësit e tij, të tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit, deklarojnë çdo ditë se do të bllokojnë referendumin, apo sipas tyre, vendimi për mbajtjen e tij kërkon miratimin me 2/3 nga Kuvendi dhe ata do të bllokojnë në Parlament” tha ajo.
 

Zëdhënësja e PD e cilësoi sërish absurde kërkesën e PS për mbajtjen e katër referendumeve, ndërsa shtoi se vota e deputetëve socialistë kundër imunitetit bëhet me qëllimin e vetëm për mbulimin e aferave të tyre korruptive.
 

“ Ata nuk do të japin votat, madje dhe kërcënojnë në mënyra qesharake, se po u thirr referendumi për heqjen e imunitetit nga mazhoranca, Partia Socialiste do të thërrasë katër referendume. Nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëeve të Partisë Socialiste. Nga të dhënat e ILDKP-së rezulton se vetëm njerit prej anëtarëve të klubit të miliarderëve dhe konkretisht Fidelit të Partisë, i kishin dhuruar ndër të tjera, tre apartamente në qendër të Tiranes me vlerë rreth një milion euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë. Ylli i miliarderëve të Partisë Socialiste ka përfituar gjysëm milioni euro.Me fshehjen nëpërmjet imunitetit të pasurive të paligjshme është dhe shkaku kryesor arsyeja themelore se përse Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste, fidelët e partisë nuk munden të votojnë kurrë për heqjen e imunitetit”- tha më tej zëdhënësja e PD.
 

Në përfundim Bardhi u shpreh se “PD është e vendosur për mbajtjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit dhe cdo bllokadë e Ramës, s`do të bëjë asgjë më shumë vecse tu kujtojë qytetarëve shqiptarë betejën e Don Kishotit me mullinjtë e erës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›