E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Policia të arrestojë 6 gardistët

 Sipas saj, Berisha flet për puçe, por i vetmi puç që po ndodh sot në Shqipëri është ai i regjimit të matrapazëve e kusarëve që drejton Saliu i cili sot po sulmon çdo institucion të pavarur që ka mbetur në vend.

“I vetmi puç që po ndodh në Republikën e Shqipërisë është injorimi i Prokurorisë nga Sali Berisha që refuzon të dorëzojë 6 gardistët që mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për 3 jetë të pafajshme e për shumë të plagosur nga plumbat e qëlluara në mënyrë kriminale kundër protestuesve jashtë kompleksit të kryeministrisë”, theksoi. 

Deputetja tha se Berisha sulmon në mënyrë primitive Prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë për të shpëtuar  togën e vrasësve të Gardës Republikane.“Sali Berisha duhet të dorëzojë menjëherë përpara drejtësisë të 6 gardistët që vranë e plagosën shqiptarë të pafajshëm. Çdo përpjekje për të folur për marrëveshje të trilluara për të lënë gardistët të lirë dhe çdo tentativë për të fshehur krimin që këta 6 gardistë kryen për hesap të Sali Berishës është thjesht e kotë”, shtoi ajo.

Felaj shtoi se nëse politika nuk zbaton urdhër-arrestet përgjegjësia do t’i takojë asaj, duke u shoqëruar me pasoja të rënda penale. “Drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet ta dinë se zbatimi i urdhrave politike të Sali Berishës nuk ka për t’i shpëtuar ata nga përballja me ndëshkimin e rëndë që parashikon ligji për këtë shkelje flagrante që po konsumojnë. Le të mos i gënjejë mendja këta zotërinj se do të mund të fshihen pas alibisë së urdhrave të të ashtuquajturit kryeministër”, përfundoi.  /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-01 14:22
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›