E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama nuk mund të fshihet pas kërkesës për dialog

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama për dialog politik duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga hetimi i ngjarjeve të 21 janarit.

Në një konferencë për shtyp Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka theksuar se Rama po bën çdo përpjekje për të spostuar vëmendjen nga hetimi i demonstratës të dhunshme të 21 janarit.
 

“Rama po bën çdo përpjekje për të spostuar vëmendjen nga hetimi i ngjarjeve të 21 janarit por ne mbetemi të palëkundur në përcaktimin tonë” theksoi Patozi.
 

Ai gjithashtu theksoi se kreu i selisë rozë kërkon të fshehë ngjarjet e 21 janarit pëmes kërkesës për dialog.
 

“PD-ja ka qënë në dialog të vazhdueshëm me Ramën dhe fryti ka qënë edhe një sërë marrëveshjes së arritura që kanë sjellë risi. Ky komunikim nuk ka munguar edhe në muajt e fundi por ai duke përdorur banditët u vërsul godinës së kryeministrisë me qëllimin e përmbysjen e një qeverie legjitime” theksoi Patozi.

Ai gjithashtu ka theksuar se mazhoranca inkurajon përfundimin e hetimeve të pavarura të ngjarjeve të 21 janarit dhe se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›