Kriza e thelluar, përfaqësuesi i BE të enjten në Tiranë

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në BE, Maja Koçijançiç, e cila tha se gjatë qëndrimit në Tiranë, Lajçak do të zhvillojë takime me dy liderët kryesor të politikës shqiptare, përkatësisht kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama.
Ajo shtoi se BE-ja po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. “Siç e dini, ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe ajo çfarë duhet të ndodhë, ajo çfarë Shqipëria duhet të bëjë është që të fokusohej në axhendën europiane. Këtë e kemi përsëritur shpesh se do të shohim të gjitha aspektet e ndryshme për atë çfarë po ndodhë dhe Miroslav Lajçak do të diskutojë mbi këtë pikë të enjten. Ju e njihni qëndrimin tonë mbi të drejtën e fjalës, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe kjo është një çështje që do t'ua bëjmë shumë të qartë. Më shumë se kaq nuk mund të them gjë për momentin”, është shprehur Koçijançiç./S.Ll/Start/
2011-02-01 15:48