E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama s’mund të fsheh 21 janarin me thirrjet për dialog

“Ky komunikim nuk ka munguar edhe në muajt e fundit, por zoti Rama e shfrytëzoi këtë në mënyrën më të shëmtuar dhe më të pabesë, sepse ndërkohë përgatiti dhe organizoi grushtin e shtetit”, theksoi Patozi.

Duke folur për demonstratën e 21 janarit, Patozi siguroi se ajo do të zbardhet plotësisht dhe maxhoranca aktuale është e pa lëkundur në qëndrimin e saj.

 “Maxhoranca legjitime, që qeveris vendin, është e vendosur që të zbardhen dhe të nxirren para drejtësisë autorët e pucit të dështuar të 21 janarit, duke e konsideruar atë si interesin e parë dhe më jetikun  për vendin, shtetin dhe për çdo qytetar shqiptar”, shtoi drejtuesve i deputetëve demokrat në Parlament.

Ai shtoi se çdo përpjekje për të spostuar vëmendjen e publikut nga dhuna e 21 janarit dhe nga pasojat e saj nuk e lëkund aspak maxhorancën, teksa u kujtoi z. Rama se ai nuk mund të fshehë dhe as mund të lajë dorën e krimit të rëndë, pas gjoja kërkesës për nisjen e dialogut politik në Shqipëri.

“Shqiptarët duhet ta mësojmë, dhe do ta mësojmë shumë shpejt, se kush janë përgjegjësit për dhunën e pashembullt, për viktimat, për të plagosurit dhe të kërcënuarit, në atë mizori dhe barbari të egër, gjatë grushtit të dështuar të shtetit”, vijoi ai. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-01 15:25
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›