Tirana mbulohet me vello, fluks dasmash

Sezoni i pushimeve ka boshatisur krejt qytetin, aktivitetet e të cilit tanimë kanë rënë në përgjumje. Por, ja që Tirana nuk ka mbetur dhe aq e zbrazët. Dasmat ato që asnjëherë nuk i mungojnë kësaj stine, i kanë dhënë metropolit magjinë e velit të bardhë. Kështu që boshatisja e kryeqytetit nga ikja e pushuesve, është zëvendësuar me gjallërimin e dasmave. Në fakt, vera nuk është vetëm stina e pushimeve të gjata, por edhe sezoni më i parapëlqyer për këto ngjarje të bukura.
Ndonëse një ditë pushimi, e diela nuk ka qenë aspak e qetë për agjencitë martesore, mjaft të përhapura e në modë kohët e fundit, po ashtu edhe për pikat e zbukurimit të makinave. Që herët në mëngjes, ato kanë qendruar në radhë për të vendosur dekoret me lule shumëngjyrëshe.
Por, zona më e populluar nga dasmorët dhe çiftet e reja si gjithmonë mbetet kopshti botanik. Me dhjetra të sapomartuar kanë mbajtur frymën aty pranë, për të fiksuar përpara obvjektivit të kameras dhe aparateve fotografikë këtë moment të bukur.