Qetësi gjatë natës, lokalet e ish-bllokut me silenciator pas orës 23:00
Një mbrëmje dëfryese në baret dhe lokalet e natës në kryeqytet, mund të përmbyllet me një finale terrorizuese. Prej disa netësh policia bashkiake, mbyll forcërisht pak para mesnatës të gjithë baret e zonës së ish- bllokut, e cila frekuentohet masivisht nga të rinjtë. E pavarësisht pakënaqësisë për të ccuar deri në fund dëfrimin, të rinjtë ankohen se policia përdor presionin dhe dhunën për të nxjerrë forcërisht klientët nga baret. Kështu ka ndodhur sipas tyre edhe një natë më parë, ku forcat blu të pushtetit vendor, kanë kryer një tjetër aksion për zbrazjen e lokaleve.
Nën zë klientët fanatikë të zonës së ish- bllokut, deklarojnë se aksionet e fundit nuk lidhen shumë me masat për të ruajtur rendin dhe qetësinë në Tiranë, sesa me detyrimin për të zhvendosur këta klientë, drejt disa lokaleve me emër në periferi, ku pronarë duket se janë miq dhe të afërm të përfaqësuesve të pushtetit vendor.