E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felix Baumgartner realizoi hedhjen më të lartë në histori

Mekanizmi botëror i mbikqyrjes së sporteve ajrore dhe aeronautikës ka konfirmuar se austriaku, Felix Baumgartner i ka thyer barrierat e zërit, duke realizuar hedhjen më të lartë në histori.

Një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës tha se Felix Baumgartner e ka kaluar shpejtësinë e zërit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 1,342 kilometrave për orë, gjatë hedhjes së tij mbi shkretëtirën e shtetit amerikan jugperëndimor, New Mexico.
Felix Baumgartner, 43 vjeçar u lëshua nga 39 kilometra mbi tokë, duke thyer një rekord të vitit 1960.
Organizatorët thonë se lëshimi i tij zgjati më shumë se nëntë minuta. Gjysmën e kohës prej rreth dhjetë minutash realizoi lëshim të lirë, ndërsa më vonë hapi parashutën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›