E Diel, 1 Nëntor 2026

Lituani, kryeministri Kubilius humb zgjedhjet

Votuesit në Lituani kanë rrëzuar qeverinë konservative të kryeministrit Andrius Kubilius dhe gjithashtu kanë refuzuar propozimin për ndërtimin e një stacioni bërthamor.

Votimet u mbajtën dje në vendin baltik, i cili po lufton për të dalë nga vitet e shumta të recesionit, papunësisë së lartë dhe masave shtrënguese.
 

Rezultatet tregojnë se Partia opozitare e Punës udhëheqë me më shumë se 23 % të votave, pas së cilës vijnë Social Demokratët, me më shumë se 19 % të votave.

Partia konservative”Bashkimi i Atdheut” e kryeministrit Andrius Kubilius, i cili u lavdërua edhe nga BE-ja dhe FMN-ja për masat e shtrëngimit, arriti të fitojë rreth 12 % të votave.

Rezultatet gjithashtu tregojnë se më shumë se 60 % e votuesve, përmes një referendumi, refuzuan propozimin për ndërtimin e një stacioni bërthamor në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›