E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, opozita kritikon zgjedhjet lokale

Opozita ruse ka deklaruar se zgjedhjet lokale janë karakterizuar nga shkelje të shumta, përfshirë votimet e shumëfishta dhe mbushjen e kutive të votimeve.

Rezultatet paraprale të ditës së djeshme për 77 komuna në 83 rajone të Rusisë kanë treguar fitoren e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” të presidentit Vladimir Putin.
 

Ashtu si edhe në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor dhe ato presidenciale të muajit mars, aktivistët e opozitës kanë akuzuar autoritetet për një fushatë të organizuar, me qëllim të vënies së votave në favor të kandidatëve të përkrahur nga qeveria.
 

Grupi vëzhgues i zgjedhjeve, Golos, raporton se me qindra shkelje kanë ndodhur gjatë votimeve të djeshme. Kryeministri Dimitri Medvedev i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje, duke thënë se në zgjedhje nuk ka parregullësi serioze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›