Felps synon nje rekord te ri ne Pekin
Majkell Felps ne Lojrat Olimpike te Pekinit synon te thyeje rekordin e mbajtur nga Mark Spitz ne Olimpiaden e Mynihut 1972, por per te arritur kete duhet te fitoje 8 medalje te arta ne Pekin-2008. 23-vjecari, nga Baltimore, ne rast se permbush misionin do te behet sportisti qe ka fituar me shume medalje te arta ne nje Olimpiade. "Dua te jem i pari Majkell Felps. Nuk dua te jem Mark Spitz i dyte. Ajo cfare ai ka bere mbetet arritja me e madhe e te gjitha koherave ne nje Olimpiade dhe une vetem po perpiqem te bej gjera qe nuk i ka bere askush tjeter me pare", u shpreh Felps. E natyrshem interesimi eshte i madh per notarin e konsideruar me te mirin e te gjitha koherave, por qe kerkon te thyeje nje rekord 36 vjet te vjeter. Ne fakt, secili nga 7 medaljet e arta te Spitz thyen rekordet e atehershme, nderkohe qe Felps e arriti kete ne Athine, kater vjet me pare.