Rrjedhje votash nga e majta edhe për kreun e qarkut në Durrës, fiton kandidatja e djathtë
Këshilli i Qarkut në Durrës do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Englantina Bekteshi u zgjodh kryetarja e qarkut pasi dy këshilltarë të majtë votuan për kandidaturën e saj.
Kështu kandidatja e Partisë Demokratike Bekteshi ka marrë 32 vota kundrejt rivalit të saj të aleancës për të ardhmen Rezart Muka i cili mori 13 vota.
Bashkia e Durrësit ka 47 mandate këshilltarësh prej, të cilave 30 shkojnë për Aleancën për qytetarin ndërsa pjesa tjetër për koalicionin e majtë.