E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmija me peshë më të vogël në botë, 275 gram

Në Gjermani ka lindur fëmija prematur me peshën më të vogël deri më sot. Fëmija i vogël peshon vetëm 275 gram, duke regjistruar kështu, peshën më të vogël për një të sapolindurm sipas doktorëve në Spitalin universitar të Goettingenit. Fëmija mbijetoi falë zhvillimeve të fundit në kujdesin pas lindjes. Në shumicën e rasteve, thonë doktorët, konsiderohet e pamundur që fëmijët nën peshën 350 gram të mbijetojnë. Lajmi mbi lindjen u mbajt i fshehtë derisa fëmija, i seksit mashkull, ishte në gjendje kritike, por doktorët dhanë detaje pasi u njoftua se ai nuk ishte më në rrezik.

Fëmija lindi në qershor të vitit të kaluar në javën e 25-të të shtatzanisë. Ai ka qëndruar për 6 muaj në kujdes intensiv, derisa në dhjetor arrit një peshë prej 3.7 kilogramësh. Stefan Veller, zëdhënësi i spitalit thotë se doktorët kanë kontrolluar cdo rekord botëror të lindjeve të parakohshme dhe nuk gjetën asnjë peshë më të ulët se 275 gram. Deri tani, pesha më e vogël e një të sapolindur që ka mbijetuar ka qenë 297 gram për meshkuj, ndërsa për femra 244 gram.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›