E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e barnave të rimbursueshme, në fuqi brenda pak ditësh

Lista e re e barnave te rimbursueshme pritet te hyje ne fuqi brenda disa ditesh, sapo te botohet ne fletoren zyrtare. Pas miratimit te listes nga Keshilli i Ministrave disa dite me pare, ISKSH po zhvillon ne kohe rekord procedurat per botimin e listes, ne menyre qe ajo te jete e gatshme sa me shpejt per pacientet.

Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja nga të cilat disa barna që trajtojne semundje kronike duke krijuar mundesine e nje dozimi me te mire dhe me te pershtatshem per pacientet. Keto barna perdoren per mjekimin e anemise ne insuficiencen renale kronike, diabetit, semundjeve pulmonare (te mushkerive) apo dhe te kancerit.

Me keto barna do te trajtohen kryesisht kategorite si femijet, gratë, invalidet dhe pensionistet. Kjo liste do te kushtoje rreth 5.5 miliarde lek te reja per nje vit, nga të cilat barnat e reja kushtojne 131 milione leke.

Nga kombinimet e barnave ekzistuese jane perfshire ne listen e 2010, disa kombinime barnash me perdorim kryesisht ne pneumologji dhe gjinekologji, te cilat realizojnë mundesi me te mira te mjekimit per semundjet respiratore dhe gjinekologjike.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›